Unë e di,
ty malli për mua do të të marrë.
Ti mallin, me gjethe të njoma
do thurësh kurorë...
në degë të pemës
poshtë dritares tënde,
do e varësh.
Në muzg, kur flladi ta përkundë,
ti do dëgjosh
tingujt e të qeshurës time.
©M.P.
Wednesday, December 2, 2015
Wednesday, November 25, 2015
Në anije
D.H
Lawrence
Shikoji
yjet shpirti im
në
ujë duken më të shkëlqyer dhe të qartë
se
ata sipër nesh, dhe më të bardhë
si
zambakë uji.
Hije
–yjet hyjëzojnë , o shpirt,
sa
yje në lundrën tënde janë?
sa
hije shpirti yt mban
vetëm
hijen time shpirt? Vetëm timen?
Kur
une lëviz lopatat , shpirt,
shiko
si yjet përzjehen
shkartisen,
ndriçimit zbehen.
-Kështu i yti shkëlqen më shumë, o shpirt,
I
shkreti ujë yje-rrjedhur
ujë
i braktisur, i derdhur,
-Qiejt
janë të palëkundur – më thua- shpirt
yjet
e tij qëndrojnë të patundur.
Ja,
atje tej e pe
yll
i këputur ra mbi ne,
as
yjet në qiell nuk janë të sigurt
-Po
i yti shpirt? Po i yti?
Po
sikur, o shpirt, ndonjëherë
i yti
të humbë në valën humnerë
do
biesh në errësirën si varr
të mekur, shpirt, do mekesh?
Shqiperoi M.P.
Sunday, November 22, 2015
Krahë-thyer…
Krahë-thyer janë premtimet
sepse njerëzit nuk kanë rrenjë
dhe fjalë e tyre këputet e bie
si degë apo gjethe e lagur në vjeshtë.
Por kur ëndrrat e ushqyera me vesë
mbi bar të njomë flenë gjumin e rremë
dhe nga dritarja e pambrojtur një
dorë i vjedh,
kujtoj gjithmonë me mall një vënd
në udhën gjarpëruese Tiranë-Prishtinë
ku dy pemë krahët ngërthejnë me
dhimbjen
e turpave që njëri tjetrin nuk
arrijnë.
……………………………………………………….
Një lumë-gjarpër rrjedh i tërbuar
nën një urë psherëtimë.
Monday, November 2, 2015
Të kujtoj…
Pablo Neruda
Të mbaj mend
ashtu siç ishe vjeshtën e kaluar
ti ishe ajo
bereta gri dhe ajo zemra e heshtur
në sytë e tu
flakët e muzgut kafshonin njëra tjetrën
ndërsa gjethet
binin mbi ujrat e shpirtit tënd
I rrethova
krahët rreth teje si një dredhëz
gjethet e
mbështollën zërin tënd që ishte i ngadalshëm dhe i paqtë.
turrë drush
në te cilën admirushëm digjej etja ime.
zymbyla të
ëmbël të kaltër më ngatërroheshin në shpirt.
Sytë e tu
janë nisur tashmë dhe vjeshta është akoma larg
bereta gri, cicërimat
e zogjve, zemra sa një shtëpi
në drejtim të
së cilës malli im i thellë shtegëton
dhe puthjet që
bien të lumtura si xixa zjarri
Qielli sipër
një anije. Fushat nën kodra.
Kujtimi im
për ty është prej drite, prej tymi, prej një pellgu të qetë.
pas syve të
tu, thellë pas tyre, mbrëmjet flakëronin
gjethe të
thata vjeshte bënin shtjellje në shpirtin tënd.
Shqiperoi M.P.
Shqiperoi M.P.
Sunday, November 1, 2015
Halloween
Halloween, Halloween
ti konti Dracula, unë e dëshpëruara alerquinë
e zezë e majta me një pikë loti gri
e bardhë e djathta me pikën e lotit
të zi
Eja- të them- të kam lejuar
të gjithë gjakun që në deje rrjedh,
ma pi
të lutem – të them - kockat vetëm mi ruaj
dhe dy pikat e lotëve, një të zi e një
gri….©M.P.
Friday, October 30, 2015
Mungesë
Pablo
Neruda
Sapo jam ndarë nga ty
akoma të kam brenda meje, kristaline
apo fërgëllimë,
ose ankth, plagë
shkaktuar vetvetes
apo një përmbytje dashurie, njësoj
si përmbyllja e syve të tu
para dhuratës së jetës
që unë pambarimisht të
kam dhënë .
E dashur,
ne u gjetëm
të etur dhe ia pimë njëri tjetrit
të gjithë ujin dhe gjakun
ne u gjetëm
të uritur
dhe kafshuam njëri tjetrin
si gjuhët e flakës
që lëpijnë plagët.
Por pritmë
ruaje për mua ëmbëlsinë tënde.
Dhe unë gjithashtu do ruaj për ty
një trëndafil.Shqiperoi M.P.
Saturday, October 10, 2015
KENGA E ZHGENJIMIT
Çfarë dite është sot? Po ç’rëndësi kanë vallë
emrat e orëve, ditëve,
muajve të gjatë
të vdekur të
gjithë, varrosur pa kthim,
si trenat që venë a
si trenat që vinë
si trenat që shkojnë a si trenat që kthehen
ne kryqëzim te shinave
nje lypës i vogel rri
shpirturitur sytë e
trembur hap. Rreckosur
dorën e njomë zgjat
“ Të lutem, zotëri,
Shkruaj dy vargje dashurie për mua, zotëri! ”
Dhe zotëria i fal dy centët e tij…
Avullon suprinë e hënës mbuluar nga një tis gri
si në përrallat me kuçedra. E fshehur anë e errët mbetet.
Ç’të jetë pas saj? Cila e vërtetë ? nga ato pesë…dhjetë apo njëzet?
Ç’fytyrë ka? Ç’maskë do kem përballë? Do e njoh a do më njohë
vallë?
Maska e hënës hijen lëshon nëpër park …
herë del, herë duket …herë-
herë fshihet me vrap
dhe në kryqëzim të udhëve lypës’
i vogël rri
"Të lutem, zotëri
dy vargje dashurie për mua, zotëri!"
dhe zotëria i fal dy centët e tij…
Kujtimet jane bebe… që
më pas bëhen gjethe
të zverdhura në
vjeshtë…të lehta si frymë
që më në fund nxirret dhe brenda më s’hyn…
Kështu dhe bebet e
syve bien përdhe
të vrara, të lodhura
nga gjumi që nuk i zë…
udhëkryqeve pa fund të labirinthit të zi
në prag të të cilit lypësi
i vogel rri
"Të lutem, zotëri,
dy vargje dashurie për mua, zotëri!"
dhe zotëria i fal dy centët e tij…
Dikush hëngri dhe piu
mbi tryezën që ndrin
një tjetër gjellët
shijoi dhe iku pa kthim
dikush lugën që përdori e futi në xhep dhe harroi…
një tjetër në pjaten
bosh pa hijen e tij…
Pra eja ta përmbysim sofrën që na priti
therrimet t’i shkelim
në një vend të errët t’i mbjellim
në një vend të zi ku asgjë nuk mbin
aty ku lypësi i vogël
rri
"Të lutem, zotëri,
dy vargje dashurie për mua, zotëri!"
dhe zotëria i fal dy centët e tij…
E gjatë dhe e ashpër rruga për në fund
trok’ i djepit dhe i kalit përgjumshëm na përkund
më mban… dhe të mbaj… të kam dhe më ke
shpinë përmbi shpinë si breshka shtëpinë
vëllezër siamezë që
vdekja veç i tremb
por koha i vret dhe ëndrrën ua tredh
në eshtër të kosës
lypës’ i vogel rri
"Të lutem, zotëri,
dy vargje dashurie për mua, zotëri!"
dhe zotëria i fal dy centët e tij…
Stuhia filloi dhe mbaroi në det
por në gotën me ujë një
anije u mbyt
zërin me ëmbëlsi sirenat e mprehin
Uliksit litarët krahët ia presin
pika gjaku ngjyrë blu pikojnë mbi kuvertë
i gjërë shtrat i
drurit ku Penelopa pret…
Në breg këmbëzbathur me gishtat në shkumbë
i mardhur, i lagur
lypësi i vogël rri
"Të lutem, zotëri,
Shkruaj dy vargje dashurie për mua, zotëri!"
dhe zotëria i fal dy centët e tij…
©M.P.
Thursday, October 8, 2015
Këngë dashurie
Rainer Maria Rilke
Shqiperoi M.P.
Si do mund ta
mbaja thellë këtë shpirtin tim,
që aty brënda
meje të mos prekte shpirtin tënd?
A do mundja
vallë ta ngrija aq lart, që duke kapërcyer
lartësinë tënde
të mund ta dërgoja në të tjera vënde?
Do doja ta
strehoja diku fshehur mes objekteve
të largëta të
humbura, në një vënd të errët dhe të heshtur
ku të mos
drithërohej sa herë që thellësia jote të tingëllonte.
Por edhe
kështu, çdo gjë që na prek ne të dy, mua dhe ty
na bën bashkë
në një zë, ashtu si një hark violine
që nxjerr një
tingull të vetëm nga prekja e dy telave të veçantë.
Mbi cilin
instrument jemi tendosur vallë
dhe cili
muzikant na luan me duart e tij?
Oh më e ëmbla
këngë.Shqiperoi M.P.
Friday, October 2, 2015
Shpirt i ndrydhur
Pablo Neruda
E humbëm edhe ketë muzg
askush nuk na pa në mbrëmje dorë për dorë
ndërsa nata e errët mbështillte dheun
E pashë nga dritarja ime
se si perëndimi festonte mbi majat e maleve të larta.
dhe një copë diell që ndonjëherë
digjej si një monedhë në pëllëmbën
time
Më kujtohesh ti kur shpirtin ma ndrydh
ky trishtimi im aq i njohur për ty
Ku ishe ti atëhere?
Me kë ishe?
Për çfarë po flisnit vallë?
Përse më hapet kjo gropë e hidhur e dashurisë krejt papritur
sa herë që jam i trishtuar dhe ndjej që ti ke ikur?
Libri bie gjithmonë i mbyllur kur
afrohet muzgu
ndërsa pulovra blu më fërkohet si një qen i plagosur në këmbët e mija
Gjithmonë gjithmonë ti zmbrapsesh mbasditeve
në drejtim të muzgut që shuan statujat.
Shqiperoi M.P.
Thursday, October 1, 2015
Eja me mua , thashë, dhe askush nuk do dijë
Pablo Neruda
Eja
me mua, të thashë, dhe askush nuk do dijë më
ku
apo si pulsonte dhimbja ime
që
nuk kishte pasur kurrë në mua karafila apo këngë gondolieresh
por
vetëm një plagë të hapur nga dashuria.
T’a
përsërita prapë: Eja me mua, sikur të ishte dita e fundit e jetës time
dhe
asnjeri të mos shihte kurrë henën si mu përgjak në gojë
apo
gjakun që vërshoi në heshtje
Oh
shpirt, le ta harrojmë tashti atë yllin që kishte aq shume gjëmba
Prandaj,
kur dëgjova zërin tënd të më përsëriste
Eja
me mua, më ngjau sikur ti të kishe
nxjerrë jashtë teje
të
gjithë zinë, dashurinë, avullin e fermentuar të një vere të vulosur.
Gaizerët
që nga thellësia përmbytën zgavrat
në
gojë ndjeva shijen e zjarrit përsëri
shijen
e gjakut dhe karafilave, të gurëve, dhe flluckave të djegies.
Shqiperoi M.P.
Tuesday, September 29, 2015
Serenatë Indiane
PERCY BYSSHE SHELLEY
Unë ngrihem nga ëndërrat e tua
nga i pari gjumë i natës embëlsim
kur erërat frymojnë ngadalë
dhe yjet mbulojnë me shkëlqim
Unë lind nga ëndrat e tua
dhe një ëngjëll në këmbët e mija më rri
a e di se ku do me çojë ai?
në dritaren e dhomës të gjumit tënd, Sa mire!
Ajri
i përgjumur kalamendet
në
errësirë,… nga curril’ i heshtjes
era e manjoleve butësisht rrëzohet
si
mendimet ngazëllyese në ëndërr.
Zëri
i bilbilave me të qarë
brënda
shpirtit të tyre vdes
ashtu
siç unë në zemrën
tënde të mbaroj dua
Oh
ja një gjë kaq e çmuar je për mua.
Oh më ngri nga bari të
lutem
kur unë të zbehem bie
vdes..
dhe lere dashurinë të
bjerë si puthje shiu
mbi buzët e mija dhe
qepallat e zbehtë.
Faqet janë të ftohta dhe
të bardha, i mjeri unë!
zemra më rreth zhurmshëm
dhe shpejt
oh fute në krahërorin tënd zemrën time përsëri
aty ku më e mbrojtur të
jetë.
Shqipëroi M.P.
Friday, September 18, 2015
Gjurmë
Hëna është pesëmbedhjetëshe
dhe kurorat e engjëjve të vegjël
vallëzojnë në dhomën time të gjumit.
Une lutem…
që të kthehem mbrapsht në kohë
shumë vite më parë
kur vishja këpucet e tua
që të të ndiqja gjurmët
tani unë jam udha
ndërsa ti gjurma e kepucëve të mija.
……………………………………………..
Kurorat e engjëjve të
vegjël marrin arratinë
pa e dëgjuar lutjen
time
hëna ka plot pesëmbëdhjetë ditë që
hesht.
©M.P.
Wednesday, September 16, 2015
Tregimet e Lagunes ( 9 )
U bënë ditë pa u parë. Rosat kishin ikur dhe një qetësi e rëndë
më mbështjell. Ku të kishin shkuar vallë?
-
A thua të kenë shtegëtuar? – e pyeta
Ajo vetëm mori frymë pa u përgjigjur aspak. E kishte mësuar
shumë mirë gjuhën e heshtjes kohët e fundit. Nuk ishin as minjtë e vegjël dhe
as breshkat nuk kishin dalë në diell per tu ngrohur. Vetëm Madhëria e Tij po
peshkonte por edhe ai sapo më pa hapi krahët e gjatë dhe e ndali fluturimin në degën e tij të preferuar. Herë pas here zgjaste qafën e hollë dhe me shihte nga
larg pa dashur të më afrohet.
Në contrast me qetësine shqetësuese te saj, bimësia përreth
harlisej me një tërbim të papërmbajtshëm. Lulëzimi ishte në kulmin e tij sikur
të ishte mesi i verës dhe jo fillimi i vjeshtës. A e dinë valle keto lule të
vockla që gufojnë nga shkëlqimi i vesës që pas pak javësh do vdesin? Një qefin
pluhuri i bardhë do i mbulojë dhe do i ngrijë ? Do vdesin, ose do
transformohen, siç më pëlqen mua me shumë të them, sepse vërtet që do ekzistojnë
në ndonjë formë tjetër pranverën e ardhëshme, por në çfarë do lloj forme që të
ekzistojnë këto lule të vockla një gjë është e sigutr: kujtesa e tyre për çfarë
panë dhe gëzuan këtë pranverë do ketë vdekur përfundimisht. Dhe vërtet, në fakt
asgjë materiale nuk vdes, ato që vdesin janë vetëm kujtimet tona dhe ne më pas
transformonemi dhe sigurisht që jetojmë por me një kujtesë të vdekur tashmë, me
një kujtesë të vdekur për të shkuarën.
Prandaj është më e udhës t’i lemë gjërat të ikin… ja si
rosat që ndoshta shtegëtuan apo si minjte e vegjël që ndoshta kanë ndërtuar shtëpi
të reja tashmë dhe t’i fshimë krejtësisht nga kujtesa jonë e lodhur sepse në
fund të fundit nuk ia vlen.
“Nuk ia vlen” - tre
fjalë kaq të përshtatëshme për një epitaf të lënë amanet .
Monday, September 7, 2015
Tregimet e Lagunes ( 8 )
Kush ja pakëson vallë ujin? Nuk shoh asnjë rrjedhë
që të dalë jashtë pellgut dhe shira kanë rënë nga pak. Pak… por kanë rënë. Mos vallë
e pi Madhëria e tij në atë gjysmabarkun e tij petashuq si tek “Gjysmagjeli” dhe
pastaj shkon dhe e zbraz në ndonjë vënd tjetër?
Afrohem ngadalë dhe shoh pasqyrimin tim në ujrat e mpakura.
“Pasqyrë moj pasqyrë….”
Me pasqyrat nuk jemi kurrë në paqe. Ndaj tyre ne mbajmë
kurdoherë vetëm dy qëndrime të ndryshme. Qëndrimin e Narcistit dhe qëndrimin e
Shtrigës në përrallën e Borëbardhës… “Pasqyrë moj pasqyrë… më trego atë që dua të
shoh”
Zgjas kokën dhe shihem përsëri në ujrat e gjelbërta.
-
Eja – më thotë ajo.
Nuk flas dhe nuk lëviz.
-
Eja – më thotë përsëri. E di që je kurioze të më
shohësh në brëndësi… të shohësh peshqit e kuq, breshkat e vogla që notojnë,
bimët që nuk i ke parë kurrë mbi tokë. Pse nuk vjen? Të tremb brëndësia e
gjërave? Dëshiron që të shohësh vetëm sipërfaqen e tyre? Eja… shiko sa e hapur
që jam, futu dhe shih si duket bota nga brënda meje.
Eshtë frika. Ne e mbajmë veten per qënie superiore por në fakt jemi të mbushur me frikë. Çdo gjë
e panjohur na krijon ankth të cilin e luftojmë dhe mundohemi që ta
mposhtim.
Narcisti u mbyt në një “pasqyrë” nga dashuria që kishte për
të ….po ashtu dhe liqeni që pasqyrohej në sytë e tij u mbyt bashkë me të. “
…unë shihja veten të pasqyruar në sytë e tij – tha liqeni” Narcisti i dashuruar
me liqenin… liqeni i dashuruar me pasyrimin e tij në sytë e Narcistit.
Shtriga e Borëbardhës e they pasqyrën nga cmira dhe inati…nuk
mundi të duroje idenë që ekzistonte një tjetër më e mirë se ajo , më e bukur se
ajo, më e dashurueshme se ajo.
Pasqyra janë edhe të vërteta e thëna… të vërtetat e thëna në
çarçafët e fjalëve…çarçafët e fjalëve pa mbarim të nderura në telin e hollë ndarës midis asaj që
jemi dhe asaj që duam që të jemi… pasqyrimi i padurueshëm i vetvetes tek
tjetri. Prandaj njerëzit që na i thonë të vërtetat ose i urrejmë dhe i thyejmë,
ose i dashurojmë dhe mbytemi brënda tyre.
Tunduese është dëshira për të parë veten në pasqyrë… munduese
është frika të futemi brënda në të… ana tjetër e saj si mund të jetë vallë? thithëse….
Mbytëse… e ndrysheme?
-eja thotë ajo… kape pasqyrimin tënd… zhytu brënda në mua…
dhe unë kam frikë… frikë nga një gjë kaq e dëshirueshme po aq sa dhe e ndryshme….
Ulem në breg dhe shoh pasqyrimin. Muzgu po bie dhe ajo po
vesh rrobën e saj misterioze të natës.
Madhëria e Tij nuk është dukur prej disa ditësh. Të ketë
shtegëtuar vallë përgjithmonë? Nuk di çfarë më mban në breg, ndoshta ndonjë
parandjenjë e paemër… dhe ja, papritur shoh në qiell një zog të madh me krahët
e gjatë të hapur që më fluturon sipër kokës. Nuk e kisha parë
kurrë në fluturim. Ulet pastaj ngadalë mbi një degë peme në bregun tjetër. Ndoshta
nuk do zbresi sot mbi lagunë. Ndoshta ka qenë per vizitë diku, ndoshta ka
ngrëne darkë tashmë. çfarë do ketë ngrënë vallë per darkë dhe me kë? Qëndroj
akoma mbi gurin në breg. Dhe ja ku ulet Madhëria e Tij mbi barin e gjatë të
ishullit të vockël në mes të lagunës. Bari i gjatë ia fsheh shikimit tim.
Ndoshta do flejë atje…ndoshta ka renë të flerë. Por jo, ai del me ngadalësine e
tij solemne dhe hedh hapat e para të kujdesëshme mbi ujrat e gjelbëra. Vërtet
që ka ngrënë darkë sepse qëndron ashtu I palëvizur për një kohë të gjatë.
Pastaj zgjat qafën e gjatë dhe fillon të shohë pasqyrimin e tij mbi ujë. Ul
kokën edhe unë dhe shoh për të disatën herë veten mbi suprinën e lëmuar.
Narcisti… apo Shtriga e Borëbardhës… Narcisti… apo Shtriga e
Borëbardhës…. Narcisti… apo Shtriga e Borëbardhës?
“Pasqyrë moj pasqyrë… do të të thyej apo do më thyesh?”
Friday, August 28, 2015
Përtej…
Nuk kemi qenë ndonjëherë vetëm ne të dy
që në ditën e parë të zanafillës.
Në fillim të tërhiqja pas vetes
duke bredhur pas kuajve të trishtë
të marrëzisë time…
dhe më pas më tërhoqe ti
pas kuajve të tu të dhimbjes.
Tani endemi përdore të vetmuar
përtej…nëpër galaksi pa emër
duke kërkuar vetveten brënda njëri tjetrit
Një çift drerësh na vështron përmes reve.Friday, August 21, 2015
Tregimet e Lagunes ( 7 )
- -7 –
Ka rënë gjithë ai shi por sot përsëri e pashë të zvogëluar dhe të mpakur sikur lëngonte
nga ndonjë e keqe. Kam filluar ta dua shiun së fundmi kur shoh se sa e lumtur bëhet
bimësia përreth pasi bie shi. Përroi që kalon aty pranë gurgullon me gëzim
poshtë, ndërsa ajo po zvogëlohet përditë si nga një trishtim i paralajmëruar.


- - Çfarë mendove? – më pyet
- - Si mund të çbëhet një bimësi e mbjellë , le të
themi, prej 10 vjetësh? Le të themi që ti.. pra ti… lejon dikë që dëshiron me
mish e me shpirt… ( dhe kjo me mish e me shpirt nuk është figurative këtu) pra
dikë që dëshiron të mbjellë diçka në tokat e tua dhe të thotë që ti dhe vetëm
ti mund ta rrisësh atë bimësi… të lutet për vite me rradhë dhe më në fund ti
pranon dhe ia hap dyert… e lejon në tokat e tua dhe dikushi hedh farën… bimësia
mbin… e ushqen dhe e rrit për vite me rradhë… pasi arrijnë të krijojnë bindjen
që kjo tokë është i vetmi vënd i mrekullueshëm për atë lloj bimësie, pasi ngrenë
në piedestal dhe të bëjnë të besosh që nuk ka vënd tjetër më të mirë se tokat e
tua dhe pasi bimësia rritet dhe lëshon rrënjë… a mund të çbëhet dhe si?
- - Vjen Vjeshta – pergjigjet ajo krejt qetësisht.
- - Po më thua që vjen vjeshta dikur dhe e zhvesh dhe dimri dhe e
than? Por ato janë vetëm cikle, stinë, sepse pastaj vjen prap pranvera dhe çdo
gjë fillon nga e para.
- - Ashtu ndodh – pohon ajo
- - Pra po më thua, me fjalë të tjera që nuk çbëhet?
- - Me fjalë të tjera – foli ajo përsëri- do të të
thosha që ke nevojë për një kopshtar të mirë
- - Po nuk po flasim për mua këtu – u nxitova të
sqaroj
- - E di – mu përgjigj – as për mua…
Ngrita sytë dhe pashë përreth me vëmëndje për të gjetur
ndonjë shënjë të vjeshtës por nuk pashë asnjë gjethe të zverdhur për çudi. Bimësia
frymonte si e marrë aromën e shiut dhe tundej sa majtas djathtas si e dehur.
Vetëm ajo lëngonte e zvogëluar.
- - I sheh rosat? – më pyeti
- - Sigurisht që po
- iu përgjigja


Kuptova që së shpejti do ikte edhe Madhëria e Tij dhe ndjeva nje sëmbim në krahëror.
Thursday, August 20, 2015
Tregimet e Lagunes ( 6 )
-
6 –
Janë bërë gjithsej
tre ditët që ajo vetëm hesht sikur kurrë të mos kishte ekzistuar. Tre ditë,
unë ulem në breg dhe flas. Mbrëme ra shi përsëri me rrebesh. Sot unë u gjenda në
breg e ulur mbi një gur duke pritur.
Sot vendosa
që ti recitoj disa vargje, gjëja që unë bëj sa herë që dua të vendos kontakt.
Zgjodha nga moria e vargjeve të arshivuara në trurin tim ato që kam më përzemër
dhe që kanë ujë në to, rrjedhë dhe dashuri….dhe fillova me Pushkinin:
Mbi kodrat
Gjeorgjiane, bie muzgu i hirtë
zhurmon
Aragva aty pranë
në shpirt
kam një trishtim të ëmbël e plot dritë
Një pikëllim
pa fund pa anë
Mërzitem
larg prej teje, por kjo mërzia ime
nuk dua fare
të më hiqet
dhe zemra
digjet prap në ndarje e takime
sepse ajo
nuk mundet të mos digjet.
Asnjë
pikëz uji e suprinës nuk lëvizi. Heshtje e largët dhe e huaj. Edhe heshtja ka
nuancat e saj. Ka heshtje ftuese e cila është e hollë dhe e tejdukëshme dhe ti
e di që do thyhet së shpejti, ka heshtje të trashë dhe të padepërtueshme, si një
metal i rëndë, ka heshtje patollogjike që sjell pas saj vdekje dhe ka heshtje të
huaj aliene, që fshin çdo gjë nga kujtesa , heshtje harruese.
Po çfarë është
më e lehtë vallë, të falësh apo të harrosh? Unë do zgjidhja pa dyshimin më të
vogël harrimin. Më mirë të mendosh që ajo gjë nuk ka ndodhur kurrë, që ishte
vetëm një ëndërr e keqe dhe tani je zgjuar dhe asgjë nuk ekziston më realisht.
Më mirë është të fshish dhe të prishësh nga themelet atë që ka ndodhur se sa ta
mbash aty dhe të përpiqesh të arsyetosh për arësyet pse ndodhi, rrethanat pse
ndodhi, nëse do e kishe bërë ti po të ishe në ato kushte dhe rrethana. Kjo kërkon
shumë më tepër mund , energji dhe në fund të fundit të nxjerr në të njëjten “qafë” me
harrimin. Po a është vallë i mundur harrimi? Sigurisht që është. Disa njerëz janë aq të bekuar sa kanë një
mekanizëm që i bën të harrojnë traumat e tyre të paktën për një kohë shumë të
gjatë, deri në momentin kur kujtimi i tyre nuk i vret më. Pra harrimi duhet të
vijë gjithmonë përpara faljes. Harrimi, “ hiri në hi, pluhuri në pluhur”…
Pastaj më
vjen që t’i recitoj vargjet e Frost, në anglisht kësaj here
The woods
are lovely, dark, and deep,
But I
have promises to keep,
And
miles to go before I sleep,
And miles to go
before I sleep.
-
Do vi çdo ditë – pëshpëris,...- derisa të kesh
harruar mjaft sa për të falur rracën ku unë bëj pjesë.
-
Ti nuk e ke parë ndonjëherë lejleken e bardhë –
mu përgjigj ndërsa në suprinën e palëvizëshme u pasqyrua një zog i madh i bardhë
i ulur pikërisht mbi kërrabën metalike me të cilën huliganët e disa ditëve më
parë kishin shpupurisur gëmushat dhe kishin trembur e nëpërkëmbur qetësinë dhe
jetën.
Përzier me
hutimin dhe gëzimin tim e para gjë që më erdhi në mëndje ishte Feniksi, gjëja e
dytë ishte që ndoshta Madhëria e Tij kishte gjetur një mike dhe ndërkohë që po
prisja gjënë e tretë që të më vinte, ajo, që gjithmonë mi lexonte mendimet foli
përsëri…


çdo gjë në këtë
planet lëviz, absolutisht çdo gjë lëviz… udhëton pa pushim.


Dhe jeta do
vazhdojë…
Tuesday, August 18, 2015
Tregimet e Lagunes ( 5 )
- 5 -
Sot ajo ishte tepër e heshtur, e lënduar dhe nuk nxorri asnjë
fjalë me atë zërin e saj të qetë të krijuar nga fërkimi i ujit me ajrin. Dukej
krejt e huaj , sikur kurrë te mos kishim folur më parë dhe çdo gjë që kishte
ndodhur të kishte qënë veç një mashtrim i shqisave.
Mbrëmë kur shkova ta takoj pashë që një tufë huliganësh e
kishin rrethuar dhe po e shkelnin me këmbë anë-e-mbanë. Ajo rënkonte në
heshtje. Flokët e gjelbër me xhufkat e kafenjta në majë të cilat ajo i shkundëte
me krenari një ditë me parë po ia shkelnin pa kujdes. Nuk di çfarë po kërkonin.
Mos vallë donin të prishnin shtëpine e Madhërisë së Tij? Apo të shkatërronin foletë e rodentëve të
vegjël? Rosat lemeriseshin sa andej këtej. Madhëria e Tij nuk mundi ta bënte
shëtitjen e mbrëmjes madje as që e pashë fare të dukej. Ata kishin kapërcyer në
bregun tjetër, në bregun e virgjër ku nuk kishte shkelur këmbë njeriu më parë,
sepse ishte i mbushur me shkurre të dendura. Vapa kishte tharë ujrat dhe një
fije toke e holle dhe e thatë kishte rrethuar bregun. Pikërisht ketë rrip toke
kishin përdorur për të kaluar matanë dhe kishin filluar të ulërinin me zë të
lartë duke trembur dhe lemerisur çdo gjë të gjallë që jetonte atje në paqe dhe
qetësi. Njëri nga ata mbante me vete një kërrabë të gjatë metalike dhe
shpupuriste me të të gjitha gëmushat me rradhë. Nuk di çfarë ndjeja ekzaktësisht
në ato momente, frikë apo dhimbje por e sigurt është që nuk kisha asnjë fjalë.
Vetëm qëndrova atje për disa momente krejt e shtangur.
Sot ajo dukej si njëri i përdhunuar. E heshtur dhe pa fjalë
. Pa fjalë edhe unë ndërsa trafiku i mendimve dhe dëshpërimit arriti pikën
maksimale. Si është kështu e mundur që njerëzit të shkatërrojnë çdo gjë magjike
të këtij planeti , çdo gjë që të mbush me gëzim, çdo gjë që të bën të
dukesh e veçantë? Si mund t’i përdhosin dhe përdhunojnë kështu krejt pa kujdes
momentet që ke kaluar?
Të dyja rrimin të heshtura. Unë nuk kisha asnjë ide se çfare
po ndodhte me të. Ndoshta thjesht mohim i rracës njerëzore në të cilën
absolutisht bëja pjesë edhe unë. Ndërsa ajo që ndjeja unë ishte boshllëku dhe
dhimbja nga lëndimi pa fund i shpresës. I shpresës që gjërat magjike
ekzistojnë, që mund të ketë një cep të këtij planeti ku haromonia të jetë afër
persosmërisë. Dhe nuk ka dhimbje më të madhe se sa dhimbja e shpresës së
plagosur. As dashuritë e vrara nuk dhëmbin
aq shumë, sepse dashurite nuk vdesin, ato mumifikohen diku brënda nesh, ndërsa
shpresa vdes. Apo ndoshta shpresa dhëmb më shumë ngaqë ajo ishte gjëja e fundit
në të cilën Pandora duhet të besonte dhe pas së cilës duhet të mbahej për të mbijetuar,
pasi hapi kutinë e mallkuar të veseve dhe poshtërsirave të tjera. Gjëja e
fundit fare.
Qëndruam të heshtura për një farë kohe pastaj unë
ika.
Ika me një peng në grykë… Më duket se e humba përgjithmonë.
Ika me një peng në grykë… Më duket se e humba përgjithmonë.
Monday, August 17, 2015
Tregimet e Lagunes ( 4 )
- 4-
- Mbrëmë kishte rrebesh – më thotë sapo më sheh. Është qetësisht
e gëzuar dhe e shndritshme. E kam të domosdoshme që sa herë që të përdor një
mbiemër për ta përshkruar ti vë përpara fjalën “ qetësisht” , përndryshe nuk do
ishte lagunë por do ishte ndoshta përrua, liqen, lumë apo det…. Por ajo është qetësisht
lagunë. Ajo nuk flet me zërin e ujit, me përplasjen e tij nëpër guralecët e
bregut. Ujrat e saj janë krejtësisht të palëvizshëm. Ajo flet me zërin e ajrit
që fërkohet qetësisht mbi suprinën e lëmuar.

E shoh që është mbushur dhe rrumbullakosur.
Ulem në breg me sytë ngulur në suprinë duke pritur se çfarë
do më tregoje sot. Ajo ka gjithmone ndonje gje te re per te me treguar. Dhe ja ku shoh e befasuar një tufëz bar që
noton mes për mes lagunës. I hap sytë mirë… I fërkoj dhe shoh përsëri. Tufa e
barit leviz serbes përmes lagunës nga njëri breg në tjetrin pastaj futet në një
vrimë.
- Po kjo çfarë ishte – e pyes – ndonjë gjë magjike?
- Janë minj- më ul me këmbë në tokë. – Pse nuk e dije që
minjtë notojnë? Ka shumë të tillë që banojnë këtu tek mua. Barin e mbledhin që
ta përdorin si dyshek kur flenë natën. Janë shumë nazeqare dhe buzëhollë.
Tregojnë një kujdes dhe preokupim të veçantë për veten. Shpesh edhe ushqehen me të.
Minjtë nuk më pëlqejnë, por nuk ia them. Dhe vërtet pas një vështrimi të kujdesshem shoh
“motorrin” lëvizës të tufës së barit. Por e gjithë kjo më bën të buzëqesh dhe më
mbush me gezim.

Ata lahen për qef të tyre në këtë ditë të nxehtë dhe
unë shoh bishtin e gjatë të përkulur që qëndron
mbi ujë. Lajnë fytyrën me dy putrat e vogla pastaj fërkojnë veshët, kokën dhe më
në fund zhyten kollotumba. Pataj shkëpusin një tufë bar dhe e marrin me vete në mes të ujit dhe fillojnë ta hanë fije më fije. Më kujtohet vetja ime kur kam qenë e vogël dhe rendja pas fijeve te barit të cilat pasi i tërhiqja me kujdes i haja pjesën e bardhe në fund të fijes. Më shijonte vërtet shumë.
Pastaj bie qetësia…
-çfarë
mendove? – më pyet papritur
- Dua të jem një pemë…. - Ia kthej.
-Plotësisht e vërtete – i përgjigjem
- Eh…. Rraca njerëzore – shton ajo –
gjithmonë të pavendosur, gjithmonë nuk dinë se çfarë duan tamam në momentin e
caktuar.
- Prandaj unë flas me ty –ia kthej. Pastaj
përsëris mendueshëm: “momenti”... kjo është një fjalë krejtësisht
torturuese
- Oh, tashti po të shoh mirë- me thotë – ti
qënke shumë e dëmtuar
- Përmasa e trete – pëshpëris….
Dhe kaq mjafton..
Dhe kaq mjafton..
Subscribe to:
Posts (Atom)