Saturday, January 26, 2008

Pragu i Syrit

Ti e ndjen vërshëllimen që shfryn mes brinjëve të mija
dhe vrullin që nga sytë përmbi ballë më kërcen,
ndjen tingujt egër-butë teksa unë këndoj nën zë
dhe flladin e lëvizjeve pranë-larg
e ndjen diku aty... aty si siluetë...
por ti nuk sheh...
kaq pranë nuk sheh...
vështrimin mban mbërthyer atje tej
dhe s'do të dish për udhëza e shtigje
e zëra që kaq pranë të gëlojnë...
shikon me sytë fiksuar në hapësirë
dhe sheh atje...
ku do jem unë ai druri
në zjarrin e vatrës flakëruar...
unë, fletë e atij libri
nga dora jote shfletuar.

1 comment:

Anonymous said...

Bukur...Kamomile

Nganjehere veshtrimi drejt nje horizonti te paqene na e pengon degjimin e nje tingulli real fare prane...Edhe shqisat kane rivalitetet e tyre qe ne jo gjithmone i kuptojme (ne kohen e duhur)...