Friday, April 17, 2009

Stinë...

Kjo stinë nuk vjen nga qielli
por ngjizet në zemër të tokës
plas koren e bardhë
si cipën e vezës
dhe lëngjet ia lajnë mollëzat..
Çdo fije bari e lindur
më sheh me sy fëmije
njësoj si dhe sytë e ketrit
që ujë shiu pi
e trembet kur këmbët e mia
me dheun e shkrifëruar
bëjnë dashuri.
Toka e ngopur
merr frymë thellë
shkund baluket e gjelbërta
e etur
ngjit buzët
e gjurmët e hapave më puth.

Kjo stinë që vrapon kapilarëve
shpërthimeve të sythta
udhëtimin ndal.

4 comments:

xhenius said...

e thelle si deshirat tona te fjetura,komplimenta!

Kamomila said...

Faleminderit e dashur xheni, :)

Anonymous said...

...DHE unë u ndala nga befasitë e metaforave të thjeshta dhe elektriyuese...Urime
L.Xhuli nga Athina

Kamomila said...

Mirese-erdhe L. dhe faleminderit per komentin.

mirulexofshim :)