Wednesday, January 23, 2008

Me duaj sic jam

Ruaje ashtu siç është
të bardhën re aty në cep
nuk është shtrat petalesh shtruar
me epshe shuar përmbi të.
Pikat e vesës në mëngjes
margaritarë mos i kërko...
se përmbi fletëz kur rrëshket
prekur nga rrezet e agimit
kanë jetë më shumë se ato...
Dhe kur të prek një krah pëllumbi
nuk është zjarr por është dritë...
e vogla lule kamomile
në mes të barit e shpërthyer
nuk mund të bëhet margaritë...
dhe nëse bota ku une jam
ty larg të duket dhe e huaj
në botën tënde bëmë vënd
veç, mos më ndrysho
siç jam më duaj.

M.P.

No comments: