- -7 –
Ka rënë gjithë ai shi por sot përsëri e pashë të zvogëluar dhe të mpakur sikur lëngonte
nga ndonjë e keqe. Kam filluar ta dua shiun së fundmi kur shoh se sa e lumtur bëhet
bimësia përreth pasi bie shi. Përroi që kalon aty pranë gurgullon me gëzim
poshtë, ndërsa ajo po zvogëlohet përditë si nga një trishtim i paralajmëruar.


- - Çfarë mendove? – më pyet
- - Si mund të çbëhet një bimësi e mbjellë , le të
themi, prej 10 vjetësh? Le të themi që ti.. pra ti… lejon dikë që dëshiron me
mish e me shpirt… ( dhe kjo me mish e me shpirt nuk është figurative këtu) pra
dikë që dëshiron të mbjellë diçka në tokat e tua dhe të thotë që ti dhe vetëm
ti mund ta rrisësh atë bimësi… të lutet për vite me rradhë dhe më në fund ti
pranon dhe ia hap dyert… e lejon në tokat e tua dhe dikushi hedh farën… bimësia
mbin… e ushqen dhe e rrit për vite me rradhë… pasi arrijnë të krijojnë bindjen
që kjo tokë është i vetmi vënd i mrekullueshëm për atë lloj bimësie, pasi ngrenë
në piedestal dhe të bëjnë të besosh që nuk ka vënd tjetër më të mirë se tokat e
tua dhe pasi bimësia rritet dhe lëshon rrënjë… a mund të çbëhet dhe si?
- - Vjen Vjeshta – pergjigjet ajo krejt qetësisht.
- - Po më thua që vjen vjeshta dikur dhe e zhvesh dhe dimri dhe e
than? Por ato janë vetëm cikle, stinë, sepse pastaj vjen prap pranvera dhe çdo
gjë fillon nga e para.
- - Ashtu ndodh – pohon ajo
- - Pra po më thua, me fjalë të tjera që nuk çbëhet?
- - Me fjalë të tjera – foli ajo përsëri- do të të
thosha që ke nevojë për një kopshtar të mirë
- - Po nuk po flasim për mua këtu – u nxitova të
sqaroj
- - E di – mu përgjigj – as për mua…
Ngrita sytë dhe pashë përreth me vëmëndje për të gjetur
ndonjë shënjë të vjeshtës por nuk pashë asnjë gjethe të zverdhur për çudi. Bimësia
frymonte si e marrë aromën e shiut dhe tundej sa majtas djathtas si e dehur.
Vetëm ajo lëngonte e zvogëluar.
- - I sheh rosat? – më pyeti
- - Sigurisht që po
- iu përgjigja


Kuptova që së shpejti do ikte edhe Madhëria e Tij dhe ndjeva nje sëmbim në krahëror.
No comments:
Post a Comment