Thursday, January 24, 2008

Prag-viti



Ketë fundviti
një vit më e re jam
dhe nje shkallë më poshtë kam rrëshkitur
nga froni i perëndive...
Demonët prej kohësh nga zinxhirët lëshuar
përpiqem t'i ndjell me dromca në duar
por gjithmonë janë ata që më ndjellin mua...

Ketë fillimviti,
ndërsa llav' e shpirtit nën dëborë rrjedh mbuluar,
unë shoh në dritare këmbët e natës...
epshin e saj me dimrin duke shuar.

No comments: