Monday, March 2, 2009

Nënë

Të rrinë të mëdha këpucët e jetës
dhe ti si shkurton dot
siç bën me fundin e fundit
dhe mëngët e trikos
për vit.

Zvarrë i tërheq nëpër shtëpi
e këmbët ti pengojnë
kur shkallët e dimrit
mundimshëm i ngjit
një nga një.

Sa kohë ka rrjedhur
që kur krahun tënd të plotë
kisha zili...
Të rëndet frymëmarrja
e frikërat e tua mbështet
tek unë...
Më vjen der' tek supi tani.

8 comments:

Anonymous said...

"Më vjen der' tek supi tani."

Me futi ne mendime me shume se zakonisht ky varg, gje qe me ndodh vetem kur lexoj poezi cilesore.
Kur jemi femije momenti kur rritemi deri te supi i prinderve na mbush me gezim dhe ne vetvete perben nje moment qe fiksohet si i bukur ne memorien e femijes...
Por sa e dhimbshme eshte kur pleqeria e zvogelon prindin deri ne supin tone...Supi merr keshtu vlera te reja anatomike. Nje pike referimi ne anatomine tragjike te moshave. :(

xhenius said...

mi njome syte kamomila,se nenat jane te gjitha njesoj ne mundime,lodhje e ne supin e shkurtuar...flm per emocionin qe me dhurove!

Kamomila said...

Anonymous, xheni,
Ju faleminderit per viziten dhe komentin.

Ju pershendes.

Ardita Jatru said...

Sa me preke kamomila!
Poezi e ngjeshur me emocion.
Strofa e fundit me ngjethi.

Kamomila said...

Faleminderit Ard,

Me vjen mire qe gjen emocion ne faqen time.

Te pershendes :)

Anonymous said...

Nga poezite me te ndjeshme per nenen!
Si perhere e bukur dhe e brishte pena jote, kamomile :)

w

val said...

E drejte.Poezite per nenen jane perhere fantastike dhe te dhimbshme.

Anonymous said...

bravo, shume e bukur kjo pene per nenen , me pelqen shume...
te uroj gjithe te mirat e kesaj bote Merita.
bye.