Tuesday, January 29, 2008

E përditëshme...

Më thuaj ti ndonjë gjë tani...
Ndonjë gjë të përditëshme
si buka e ngrohtë
që merr çdo ditë në dyqan...

Më mbështill tani me avullin e bukës
të sapodalë nga furra
dhe më nuhat....

Më trego ndonjë gjë të përditëshme tani
të thjeshtë si dielli
dhe era e luleve...

Te verdhën e pranverës ma vish
dhe pastaj
thjesht më shtërngo në krahë....

Më thuaj pra, diçka krejt të thjeshtë,
si puthja e hapave këmbëzbathur
mbi të sapoçelurin bar...

...dhe unë do të flas për pemët
në adoleshencën e tyre verbuese
teksa i shoh përditë kur udhëtoj.

3 comments:

Anonymous said...

hem e thene thjeshte dhe ne menyre prekese.ky eshte qellimi i poezise.

Anonymous said...

shume poezi e ndjere,me fabul qe riperterihet vetvetiu,aspak sentimentale,aspak e pandjeshme,behet poetike ketu edhe dicka krejt e zakonshme dhe percohet me shume sinqeritet ndjenja e poetit,forca e ndjeshmerise.urime

Anonymous said...

jam gjithmone doriani,se ne komentin e mesiperm harrova te permend shkallezimin zbrites,qe per mendimin tim i jep nje muzikalitet vargut dhe udheton pernjeheresh me frymemarrjen poetike te ndjeshmerise,bukur vertete.