Friday, April 3, 2009

Në lagunën Redonda

Të dyja ato
kishin fruta
të rrumbullakët,
të fortë e të pjekur,
gjelbërimin e freskët
farfuritës mbi trup…
shkujdesjen e erës,
që i prekte pa i pyetur.

Me sytë ovalë
dhe fletët drithëruese
kërcenin salsa,
mbi ujin e kuq
në lagunën Redonda
nën melodinë
e fyejve te diellit.

Gjarpërinjtë e xhunglës
rreth qafës varur...
rrjeta lianesh
kofsheve te plota…
mbi flokë kolibrat
iu ngrinin folè.

Të dyja ato...

kamarierja e lokalit
dhe palma e njomë
në hyrje të tij.

4 comments:

Anonymous said...

it certainly raises an expectation ;)

me pelqen sa here e lexoj...

Kamomila said...

thx heneze,

Laguna Redonda ( Valekuqja) e kishte vertet ujin te kuqerremte per shkak te rrenjeve te disa bimeve tropikale qe i vareshin neper brigje.
Poezia eshte shkruar ne nje lokal ne breg te Lagunes... :)

Anonymous said...

e_kalter, kjo poezi te mban pezull e te leshon butesisht. Te falenderoj per te.

Miqesisht,
Eni

Kamomila said...

Faleminderit Eni, dhe me behet qefi qe me viziton.