Saturday, January 26, 2008

Zgjim

Mëmgjesin në grushta dua ta shtrydh sot
dhe etjen me lëngun e tij të shuaj...
Zvarritshëm mbi trup t'i rrëshkas
rrugë rrezesh t'i le në lëkurë...
aromat nga gjinjtë e vegjël t'ia thith...
ta gris dhe copat e tij
trupit tim t'ia vesh...
të dal jashtë pastaj...
me vrap të bredh...
e veshur
me mëngjes.

1 comment:

Anonymous said...

e bukur mbyllja e poezise:-)