Tuesday, January 29, 2008

VICIOZE



Pikon një syth,
lot të kristaltë pikon
përmbi agim të ndezur.
Mes dritës, zhurmës, jetës,
horizonti tutje shtyhet
dhe ikën larg...larg...larg...
Aromat e palosura si shami me ngjyra,
qerpikët i përplasin dhe unë sytë hap...
Ngadalë dyert shtyj dhe i pranoj…
Guxoj....

Por muzgu vjen dhe dritën ther...
I purpurt gjaku, qiellin ngjyen...
damarët e tij tkurren... zbrazen…
Retë e zeza, në gosti
të gjitha yjet,
një nga një dolli i kthyen...
Zërat më meken, më ngatërrohen,
vijnë nga drejtime që nuk kuptohen…
Zmbrapsem

Dhe përsëri ndezje...shuarje...frymim...
mes ngrohje ftohje pa pushim
Hollohem...

3 comments:

Anonymous said...

Tek kjo poezi do hiqja vetem nje fjale
tek vargu i pare perdorimin per here te dyte te fjales pikon.
the rest is wonderfull!!!

Anonymous said...

sa heret paskan filluar furcat

Kamomila said...

anila nr1 ( sepse qenkeni dy me sa shoh)
Cfare te shqeteson e dashur?