Monday, January 12, 2009

Moment

Me buzë të mavijta
mosdashja kafshon...
ventuzë në muzg.
E qetë...
bosh...
e thithur...
derisa xixa mes rrënjëve të bëra shuk
momentin e shkëlqen.
Nga larg shkëndijat vorbullohen,
përvoje turme ne muzg,
flakën e ushqen,
e flaka i ngroh butë
ne ngërç gishtrinjtë
gërshetuar një nga një...
Lëmshi nga larg zë e afrohet
herë duket
herë zhduket
nën të ndriturat lëpirëset gjuhë...
shkëlqen i lagur...
shuhet ngadalë...
"njeriu vitruvian"
bri meje shtrirë rri,
në pozicion horizontal.

1 comment:

Anonymous said...

ESHTE KAQ E BUKUR SA ...
DHE U CUDITA SI NUK PASKA LENE
ASKUSH NJE KOMENT, PRANDAJ NDALOVA...
VAZHDO KESHTU , SHKRUAJ ME SHUME SEPSE KY ESHTE NDOSHTA PROFESIONI YT IO VERTTETE
BYE, HAVE A NICE DAY.