Wednesday, February 6, 2008

Isha Une

Une isha ajo pika e gjakut
rene mbi jake te kemishes tende...

isha une qe te levrija nder deje...
valvolat e zemres,
une t'i mbaja hapur me te dyja duart
dhe ty te mungonte ajri ne mushkeri.
Isha une qe te terhiqja
miliardat e pikave te tjera
dhe rendnim te terbuara ne trupin tend.
Une, te beja te ndizeshe...
isha une rrudhave te trurit tend...
une t'i sillja endrrat, une ti zgjoja agimet,,,
une, ta sillja dhimbjen e embel...
isha une ne kapilaret qe te skuqnin syte...
une, ne kordat e zerit tend...
une, ne damaret e gishtave qe te dridheshin lehte
kur cigaren shtrengonin ne ethe...
une, te shetisja nga maja e gishtit
ne fijet e flokeve...
isha une qe doja perjetesisht te qendroja
brenda teje.

Isha une ajo pika e gjakut
qe ra mbi jaken e kemishes tende
dhe ti e mblodhe me rrobat e palara
ne fundjave...
e dergove ne lavanderi dhe...
e lave!

4 comments:

belle_fleur said...

"une t'i sillja endrrat, une ti zgjoja agimet,,,
une, ta sillja dhimbjen e embel..."

Vargje te shkruara me dashuri per ate c'ka ti ke bere dhe do besh per ate. Bukur!

D.Klosi said...

"...

ne fijet e flokeve...
isha une qe doja perjetesisht te qendroja
brenda teje..."

E shkruar me shume ndjenje!

Kamomila said...

faleminderit qe me lexoni si dhe per komentet, belle dhe Drita...

Anonymous said...

Kaq shpesh i kam lexuar dhe prapë më duken sikur i lexoj për herë të parë. Pena jote më ka prekur në shpirt që nga "E preka...", dikur moti, për të më mbajtur të magjepsur gjithmonë.