Thursday, June 18, 2015

DET I BRENDSHEM




Deti i brëndshëm
deti i brëndshëm
dhe mungesa e peshës në fund të tij
atje ku ëndrat ngjizen
dy vullnete bëhen një
për të realizuar  dëshirën
Nje puthje shkrep jeten
me vetëtimë dhe bubullimë
dhe metamorfoza e ndryshon trupin tim që të mos jetë më i imi
është njësoj sikur po penetron qëndrën e universit
përqafimet më  fëminore
dhe puthjet më të dlira
na reduktojnë
në një dëshirë të vetme.
Vështrimi yt është vështrimi im
si një jehonë që përsëritet pa fjalë
“akoma  më brënda, më brënda”
deri përtej gjithçkaje
të bërë nga gjaku dhe nga kockat.
Por unë gjithmonë zgjohem
ndërkohë që gjithmonë dua i vdekur të jem
për të vazhduar të mbaj të ngatërruar
flokët e tua me gojën time.



Shqiperoi M.P.


https://www.youtube.com/watch?v=pgA18zrn9RE

Saturday, June 13, 2015

Per Lou Andreas-Salome

Rainer Maria Rilke

I kisha të hapura të gjitha dyert e shpirtit, duke harruar
që atje jashtë nuk ka vetëm sende dhe kafshë
krejtësisht të çliruara nga vetvetja, kokërdhokët e të cilëve
dalin të kërcyera nga jetët e tyre, po ashtu siç rrethohen 
portretet nga kornizat; harrova që në gjithë ç’kisha bërë
vazhdimisht kisha tërhequr vëmendjen brënda vetes time, 
shikime, opinion kuriozitete. E kushedi çfarë tjetër,
ndoshta sytë formohen në hapësirë 
dhe ndaj mund të vështrojnë gjithandej. Ah vetëm kur isha
i zhytur brënda teje, fytyra ime pushonte së ekspozuari, rritej
në ty mbështillej kacavjerrshëm zymtë e pafundësisht në
strehëzën e zemrës tënde. 

Ashtu si dikush vë një shami para gojës kur teshtin
Jo: ashtu sikurse dikush e shtrëngon shaminë mbi një plagë
nga e cila jeta kërkon të rrjedhë e tëra 
në një shkulm të vetëm, ashtu të shtrëngova pas vetes:
Të pashë se si u përskuqe e tëra. E si mundet vallë
frymë njeriu të përshkruajë çfarë ndodhi mes nesh.
Krijuam çdo gjë që nuk kishim pasur kohë të bënim.
Unë u rrita shtrembër në çdo impuls të
rinisë time të parealizuar dhe ti, e dashur,
përjetove fëmijërinë më të egër mbi zemrën time.

Kujtesa është e pamjaftueshme për keto gjëra:
duhet të kenë qënë shtresa të një ekzistence të dlirë
në dyshemetë e qënies time, një kondensim
i këtij solucioni pafundësisht të ngopur.

Nuk mendoj kurrë të kaluarën; gjithçka që jam
është e mbrujtur nga ty. Nuk të zbulova ty
në ato vëndet mjerisht të ftohta nga të cilat
ti kishe ikur pa kthim; dhe vetëm mosqënia jote atje
sjell një ngrohtësi brënda teje, je më reale
shumë më teper se nje privacion. 
Dëshira për të pasur dikë shpesh 
të udhëheq drejt mjegullës së paqartësive. 
Përse duhet ta flak une veten time në to
kur siç e di mirë ndikimi yt më përmbështjell 
butësisht, si drita e hënës ndejtësen pranë dritares.

Shqiperoi M.P