Wednesday, February 20, 2008

Vetem te te shikoja ne drite...

Rrotullohem ne shtratin e ashper te mendimve. S'kam gjume. Me ka fluturuar. Mori flatrat e nje korbi dhe iku. Per tek ty? S'e di. Ndoshta endet drite hijeve te tua, ndoshta endet perpjekjeve te mija per te te pare ne drite.
Vetem te te shikoja ne drite doja...
Nuk e dija qe krahet e deshires mund te sterzgjateshin dhe sterholloheshin aq ethshem dhe te arrinin atje ne skajin tjeter deri tek ty.Nuk di se si arrija here here te te mbertheja me gishtat e lodhur dhe te te nxirrja ne drite. Te mbaja atje shtrenguar,.... te shikoja,.. Ishte bukur. Aspak perfekte. Pa emer... vec ndjesi turbulluese, dhimbese, kerkuese,.... kerkuese,...kerkuese, tejzgjatese,...pakzgjatese. E cuditeshme.... e cuditeshme... e cuditeshme, aspak perfekte!
Por krahet lodheshin nga sterzgjatja dhe sterhollimi dhe ti i shpetoje gishtave te endrres dhe prap me fshiheshe ne hije. Dhe krahet vareshin pajete deri ne momentin tjeter kur ti prap vezulloje diku aty ne dritehijet e tua. Atehere fillonte sterzgjatja e sterhollimi i ethshem. Gishtat kerkonin midis dritehijeve te tua perseri, te te kapnin dhe nxirrnin ne drite dhe une te shikoja. Pamje aspak perfekte por E VERTETE!
E pse doja te te shikoja valle? Perse te doja ne drite? A ka ndonje lidhje instiktive midis ethes njerezore per te kerkuar te verteten dhe mazokizmit shpirteror? Pse nuk na gjen shpirti rehat me genjeshtrat e kendeshme por duam patjeter te dime te verteten edhe pse ajo pothuajse gjithmone vret? Genjeshtra eshte hije lozonjare dhe e verteta drite e eger.
Por krahet nuk kane tru.... Ato kane vetem deshire instiktive zgjatje dhe gishtat kane vetem deshire instiktive mberthimi dhe terheqje drejt drites ku syte plotesojne deshiren instiktive te te kundruarit.
Sa here jam tejzgjatur nuk e di...Sa shume jam lodhur nuk e di dhe nuk di saktesisht nese kam vdekur akoma apo jo.
Vetem te te shikoja ne drite doja!

3 comments:

eni said...

gjetje interesante!

belle_fleur said...

"Genjeshtra eshte hije lozonjare dhe e verteta drite e eger."

Shprehur bukur!

akullnaja said...

hej, Izabel,
krejt pa lidhje me temën. Nëpër blogosferrë po qarkullon një pyetësor gjysëm debil, por që përgjigjet e bëjnë shpesh interesant. Po të bëj një ftesë, që mund ta refuzosh pa asnjë qejfmbetje. Po qejfbërja e njohjes ndryshe në rast të kundërt do ishte e sigurt.
Përshëndetje
A.