- 4-
- Mbrëmë kishte rrebesh – më thotë sapo më sheh. Është qetësisht
e gëzuar dhe e shndritshme. E kam të domosdoshme që sa herë që të përdor një
mbiemër për ta përshkruar ti vë përpara fjalën “ qetësisht” , përndryshe nuk do
ishte lagunë por do ishte ndoshta përrua, liqen, lumë apo det…. Por ajo është qetësisht
lagunë. Ajo nuk flet me zërin e ujit, me përplasjen e tij nëpër guralecët e
bregut. Ujrat e saj janë krejtësisht të palëvizshëm. Ajo flet me zërin e ajrit
që fërkohet qetësisht mbi suprinën e lëmuar.

E shoh që është mbushur dhe rrumbullakosur.
Ulem në breg me sytë ngulur në suprinë duke pritur se çfarë
do më tregoje sot. Ajo ka gjithmone ndonje gje te re per te me treguar. Dhe ja ku shoh e befasuar një tufëz bar që
noton mes për mes lagunës. I hap sytë mirë… I fërkoj dhe shoh përsëri. Tufa e
barit leviz serbes përmes lagunës nga njëri breg në tjetrin pastaj futet në një
vrimë.
- Po kjo çfarë ishte – e pyes – ndonjë gjë magjike?
- Janë minj- më ul me këmbë në tokë. – Pse nuk e dije që
minjtë notojnë? Ka shumë të tillë që banojnë këtu tek mua. Barin e mbledhin që
ta përdorin si dyshek kur flenë natën. Janë shumë nazeqare dhe buzëhollë.
Tregojnë një kujdes dhe preokupim të veçantë për veten. Shpesh edhe ushqehen me të.
Minjtë nuk më pëlqejnë, por nuk ia them. Dhe vërtet pas një vështrimi të kujdesshem shoh
“motorrin” lëvizës të tufës së barit. Por e gjithë kjo më bën të buzëqesh dhe më
mbush me gezim.

Ata lahen për qef të tyre në këtë ditë të nxehtë dhe
unë shoh bishtin e gjatë të përkulur që qëndron
mbi ujë. Lajnë fytyrën me dy putrat e vogla pastaj fërkojnë veshët, kokën dhe më
në fund zhyten kollotumba. Pataj shkëpusin një tufë bar dhe e marrin me vete në mes të ujit dhe fillojnë ta hanë fije më fije. Më kujtohet vetja ime kur kam qenë e vogël dhe rendja pas fijeve te barit të cilat pasi i tërhiqja me kujdes i haja pjesën e bardhe në fund të fijes. Më shijonte vërtet shumë.
Pastaj bie qetësia…
-çfarë
mendove? – më pyet papritur
- Dua të jem një pemë…. - Ia kthej.
-Plotësisht e vërtete – i përgjigjem
- Eh…. Rraca njerëzore – shton ajo –
gjithmonë të pavendosur, gjithmonë nuk dinë se çfarë duan tamam në momentin e
caktuar.
- Prandaj unë flas me ty –ia kthej. Pastaj
përsëris mendueshëm: “momenti”... kjo është një fjalë krejtësisht
torturuese
- Oh, tashti po të shoh mirë- me thotë – ti
qënke shumë e dëmtuar
- Përmasa e trete – pëshpëris….
Dhe kaq mjafton..
Dhe kaq mjafton..
No comments:
Post a Comment