Monday, December 29, 2008

Qetësi

Jam e qetë,
si një rrafsh i sheshtë…
Era e çmëndur
majat i rrafshoi.
Dëbora shkriu
zjarrin e shoi.
Gishtat e kohës
gdhëndin një mallkim të ri :
“zoti të dhashtë..."
..................... qetësi!

7 comments:

Anonymous said...

Kam përpara një nga ata kalendarët me fjalë të mençme dhe njëfarë Suryakanta thotë: Qetësia është shënjestra më e lartë që mund t'i fiksosh vetes. Po kam përshtypjen që ti s'po flisje për këtë lloj qetësie...
të përshëndes, Merita!:)
A.

Kamomila said...

Pershendetje ak'll,

Mendoj qe cfare ka thene Suryakanta eshte po aq e vertete, sa edhe ajo tjetra "njeriu kerkon ate qe nuk ka" :)
Faleminderit qe me viziton. :)

Anonymous said...

s'e di... ndoshta... ama ka qenë një farë kohe që pata takuar një lloj qetësie që ishte si lloj shkrirje me botën... ishte shumë bukur; s'doja të dilja prej aty (më nxorrën me dhunë...). dhe të betohem që s'kisha tymos asgjë përveç american spiriteve të mija. :)

Gjithmonë kënaqësi të të lexoj.

... said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Kamomila said...

kjo qe thua ti, e dashur, mua me ngjan me teper si harmoni se sa si qetesi...pra nje shkrirje harmonike me boten per rreth ( pershtypja ime kjo).
Kurse ajo per te cilen flas une eshte qetesi, ne kuptimin e njetrajtshmerise se gjerave. Pra pa maja dhe humnera, thjesht gjerat shkojne lisho dita ndjek diten, njesoj :). E di qe eshte nje gjendje e pelqyer nga shume njerez por ama ka dhe njerez qe e sakrifikojne hera heres per te provuar emocione te forta.

Anonymous said...

Tashi e kuptova ku ma hudhshe llafin.:)
Të uroj një javë me diell.
p.s. më pëlqeu ajo poezia mbi shpatullën e burrit që të bën grua prej vërteti. (kshu ma deshi qejfi ta interpretoja, sigurisht.:))

Kamomila said...

"p.s. më pëlqeu ajo poezia mbi shpatullën e burrit që të bën grua prej vërteti. (kshu ma deshi qejfi ta interpretoja, sigurisht.:))"

... dhe sigurisht qe i ke rene pikes! :)