Thursday, September 11, 2008

Nga brënda

Në qoshe të oxhakut lodhja këmbëkryq
tespijet e ditëve numëron në duar
vitet e drunjtë flakërojne në vatër,
përqeshin dëborën me gjuhëzat…

Kupolës së pagojë të tavanit
shtëllungat e mendimeve venë e vinë,
copëra vargjesh që nuk u shkruan kurrë
në çengelë hijesh varur rrinë në mur…

Gishtrinjtë mjeshtërore vizatojnë ngadalë
pjesë të gdhëndura, udhëza të së nesërmes...
Si push’i luleve të plepit në pranverë
që zenë vënd në të syrit kënd.


Lëkura s’më rri mirë, a s’më bën
ndjehem ngushtë brënda vetes time
mbërthyer në këte burg të mishtë
që vrimat e skeletit mbyll puthisur…

Po s’di nga fryn një puhizë e ngrohtë
dhe gjuhëzat e zjarrit i mban ndezur
mbi supet e lëmuara kësaj nate bien
flokë dëbore me lule plepi mpleksur…

3 comments:

Anonymous said...

"Po s’di nga fryn një puhizë e ngrohtë
dhe gjuhëzat e zjarrit i mban ndezur
mbi supet e lëmuara kësaj nate bien
flokë dëbore me lule plepi mpleksur…"

Kjo strofe me pelqen vecanerisht Kamomile. Te ndjek me deshire :)

Anonymous said...

Kamomile, po pres te shkruash prape :)

Kamomila said...

Thx Heneze,

Me behet shume qefi qe e viziton blogun tim dhe qe nuk perton te lesh komente. :)