Saturday, July 24, 2010

Prag vjeshte

Një diell tinzar qiellin e gabuar
përndrit përditë.
...oh… ditet po tkurren…
abortohen të lodhura një nga një...

Stinët me dolli të zhurmshme
rrëkëllehen në grykë të viteve
dhe kohë s’kam
të gjej një shtrat për rrënjët
që rrëgjohen dita ditës....
të pa mbjella…

4 comments:

Anonymous said...

SO?!

CKA...

Kamomila said...

i/e dashur anonymous,

Cfare te ka zhgenjyer kaq shume? Ky eshte nje blog me krijime letrare. Nuk ka ketu ndonje rocket science, shpikje apo cudira te medha.
Cfare prisje te lexoje kur hyre ketu?

Faleminderit dhe per viziten dhe per opinionin gjithashtu.
Nje jave te kendeshme. :)

xhenius said...

...oh...ditet po tkurren....
mjerisht po Kamomila,ti si krijese e pranveres,e ndjen shpejt ardhjen e vjeshtes,sa shume ngjajme :) ciao!

Anonymous said...

Ngjyra te bukura, me pelqen..
(me ke mbyllur ketu, brenda kamomiles, qysh prej 1 jave, e nuk po mundem me dal)
Jeni sh. e mire :)