Wednesday, March 14, 2012

Natyrë e qetë

Një det i vdekur shtruar mbi tryezë,
mbushur me fruta V-ja e patave në shtegëtim,
kristale të shkuara vendosur me sqimë...


përmbi halorë nuk fryn asnjë puhizë,
asnjë qerpik s’lëviz ,…


I trishtë në cep ibriku lot avulli lëshon,
hershëm në shishe vulosur
rri gjaku i një pulbardhe
që vritet , ringjallet e rivritet pambarim…

3 comments:

Alma Burimi said...

E përkryer Merita,

Anonymous said...

Bukur! Mos mungo gjate ketu, por shkruaj! Shkruaj!

Kamomila said...

:)
Ju falenderoj te dyve.
Me beni te ndjehem mire...