Monday, March 31, 2008

(ME)DET...!

U nise anija ime përsëri
t’i gërreu litarët kripa e thithave të gjirit
ku kishe ankoruar…
Klithm’ e sirentë e pulëbardhës
t’i mbarsi…
t’i fryu…
t’i mufati dhogat
kaq kohë pa lundruar…
U nise nën busullën e hënës së plotë
në direk lidhur me fill të ulërimës....
Ku vallë do shkosh
a vallë do vish ?
Medet....
sërish në det të hapur
mes stuhish sërish…

5 comments:

Anonymous said...

izabela...?
dove ti sei persa???

Kamomila said...

Me pushime..... mon capiten... :)
Se shpejti do kthehem...
Flm per viziten. :)

akullnaja said...

ke marrë lejen e jashtëzakonshme apo si?

na shkruaj.:)

Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Kamomila said...

Jam ketu perseri.
@Gomari... @ Akvll-naja ju falenderoj perseri per vizitat dhe komentet...

@Per te gjithe te tjeret qe me vizitojne perfshi dhe ata qe lene komente rrugacesh
"Thank You for visiting me,
me te mire e me te keqinj"
:)