Hundë e profilit
pikon mërzi.
Pa emër shprehja…
i mungojnë sytë...
M’i bëj, të lutem
gërshet mendimet
filloje nga maja
e poshtë mbi qafë…
shpështilli prapë
…Më sjellin vapë.
Mërzi e profilit
varet mbi gushë.
Prap gjëra të varura ?- më pyet ajo
Unë prap buzëqesh ngadalë…
përgjigjen pa emër
nuk di ku t’ia var.
Një diell i verdhë
që nuk djeg aspak
përtueshëm lëpin mëngjeset
tinëzisht përvidhet darkave
………………………….
Në gjysmën e errët të hënës time
U kam vëne emra të gjitha vrragave.