Wednesday, July 10, 2013

Apokalips...

Ajo bareste e vetme, gjysem e cmendur mes rrenojave totale dhe vrullit te rrezimit i cili akoma nuk kishte mbaruar. Kufijte ishin shembur edhe ne mendjen e saj dhe ajo kercente pa veshtiresi nga e shkura e realitetit ne te tashmen e shkaterruar dhe ne te ardhmen e endrres. Te gjitha te thermuara ne nje rremuje perfekte. I dhimbnin te gjitha copezat e njohura dhe te panjohura qe gjente ne udhe por nuk e dinte se ku perkisnin dhe pse tamam i dhimbnin. Nuk kuptonte kufirin mes shkaterrimit te vertete dhe atij imagjinar. Tre dimensionet e kohes shtriheshin tani ne nje plan te vetem...
Ku ishe ti- bertiti me tersellemen e nje hungerime kali- ku ishe ti kur e gjithe kjo ndodhi po ndodh dhe do ndodhi? Ku je tani? Ku je? Ku i ke premtimet e  tua qe te mos me vrisje kurre? qe te me shpetoje nga dhimbja?  Shiko cfare me beri te besuarit tek ty.... Ku je?
Ai doli nga pluhuri i rrenojave dhe iu afrua qetesisht. Ishte i zbehte dhe i mbuluar ne djerse. Shikimin e kishte te humbur. Asgje perreth nuk i bente pershtypje.  " Asgje nuk ndryshon- i tha me nje ze te mekur- ka vetem transformim" . Pastaj e pa me nje veshtrim tejet te habitur dhe nga dora qe mbante fshehur pas shpine, nxorri nje molle dhe ia dha.

Friday, July 5, 2013

Vargje Patetike



Më shkruhen sonte vargje patetike
me gjëmba brenda,
pupula krahësh  dhe petale trëndafilash
 copra ëndrash të thyera  dhe gjurmë të gjakosura .

Më shkruhen sonte vargje patetike
pa pathos  metafora të ngrira dhe mure…
Të abortuara nga një muze dështake nën qiell të hapur
sepse  kujtonte se femija mund të mbahet në bark përjetë.

Më shkruhen sonte vargje patetike
me bisqe dashurish nga brymë e ndarjes  tharë…
vjeshtë nga flokët e zverdhura të hequra zvarrë…
parqe ku drurët e dhimbjes kryqëzohen…

A ka vallë  më patetike në ketë botë
se varret kolektive  ku varrosen
 bebet e palindura, krahët, degët, gjethet e verdha, puplat,
 copëzat, bisqet e thyera, trëndafilat dhe gjurmët e përgjakura?




* pathetic - Arousing pity, esp. through vulnerability or sadness.
                - Miserably inadequate.