Friday, July 25, 2008

Pa emër.

Hundë e profilit

pikon mërzi.

Pa emër shprehja…

i mungojnë sytë...

M’i bëj, të lutem

gërshet mendimet

filloje nga maja

e poshtë mbi qafë…

shpështilli prapë

…Më sjellin vapë.

Mërzi e profilit

varet mbi gushë.

Prap gjëra të varura ?- më pyet ajo

Unë prap buzëqesh ngadalë…

përgjigjen pa emër

nuk di ku t’ia var.

Një diell i verdhë

që nuk djeg aspak

përtueshëm lëpin mëngjeset

tinëzisht përvidhet darkave

………………………….

Në gjysmën e errët të hënës time

U kam vëne emra të gjitha vrragave.

1 comment:

Anonymous said...

Hmmm... poezi tunduese... pershtypja e pare ishte : lozonjare mendjekthjellet.

Pershendetje,
UN