-
6 –
Janë bërë gjithsej
tre ditët që ajo vetëm hesht sikur kurrë të mos kishte ekzistuar. Tre ditë,
unë ulem në breg dhe flas. Mbrëme ra shi përsëri me rrebesh. Sot unë u gjenda në
breg e ulur mbi një gur duke pritur.
Sot vendosa
që ti recitoj disa vargje, gjëja që unë bëj sa herë që dua të vendos kontakt.
Zgjodha nga moria e vargjeve të arshivuara në trurin tim ato që kam më përzemër
dhe që kanë ujë në to, rrjedhë dhe dashuri….dhe fillova me Pushkinin:
Mbi kodrat
Gjeorgjiane, bie muzgu i hirtë
zhurmon
Aragva aty pranë
në shpirt
kam një trishtim të ëmbël e plot dritë
Një pikëllim
pa fund pa anë
Mërzitem
larg prej teje, por kjo mërzia ime
nuk dua fare
të më hiqet
dhe zemra
digjet prap në ndarje e takime
sepse ajo
nuk mundet të mos digjet.
Asnjë
pikëz uji e suprinës nuk lëvizi. Heshtje e largët dhe e huaj. Edhe heshtja ka
nuancat e saj. Ka heshtje ftuese e cila është e hollë dhe e tejdukëshme dhe ti
e di që do thyhet së shpejti, ka heshtje të trashë dhe të padepërtueshme, si një
metal i rëndë, ka heshtje patollogjike që sjell pas saj vdekje dhe ka heshtje të
huaj aliene, që fshin çdo gjë nga kujtesa , heshtje harruese.
Po çfarë është
më e lehtë vallë, të falësh apo të harrosh? Unë do zgjidhja pa dyshimin më të
vogël harrimin. Më mirë të mendosh që ajo gjë nuk ka ndodhur kurrë, që ishte
vetëm një ëndërr e keqe dhe tani je zgjuar dhe asgjë nuk ekziston më realisht.
Më mirë është të fshish dhe të prishësh nga themelet atë që ka ndodhur se sa ta
mbash aty dhe të përpiqesh të arsyetosh për arësyet pse ndodhi, rrethanat pse
ndodhi, nëse do e kishe bërë ti po të ishe në ato kushte dhe rrethana. Kjo kërkon
shumë më tepër mund , energji dhe në fund të fundit të nxjerr në të njëjten “qafë” me
harrimin. Po a është vallë i mundur harrimi? Sigurisht që është. Disa njerëz janë aq të bekuar sa kanë një
mekanizëm që i bën të harrojnë traumat e tyre të paktën për një kohë shumë të
gjatë, deri në momentin kur kujtimi i tyre nuk i vret më. Pra harrimi duhet të
vijë gjithmonë përpara faljes. Harrimi, “ hiri në hi, pluhuri në pluhur”…
Pastaj më
vjen që t’i recitoj vargjet e Frost, në anglisht kësaj here
The woods
are lovely, dark, and deep,
But I
have promises to keep,
And
miles to go before I sleep,
And miles to go
before I sleep.
-
Do vi çdo ditë – pëshpëris,...- derisa të kesh
harruar mjaft sa për të falur rracën ku unë bëj pjesë.
-
Ti nuk e ke parë ndonjëherë lejleken e bardhë –
mu përgjigj ndërsa në suprinën e palëvizëshme u pasqyrua një zog i madh i bardhë
i ulur pikërisht mbi kërrabën metalike me të cilën huliganët e disa ditëve më
parë kishin shpupurisur gëmushat dhe kishin trembur e nëpërkëmbur qetësinë dhe
jetën.
Përzier me
hutimin dhe gëzimin tim e para gjë që më erdhi në mëndje ishte Feniksi, gjëja e
dytë ishte që ndoshta Madhëria e Tij kishte gjetur një mike dhe ndërkohë që po
prisja gjënë e tretë që të më vinte, ajo, që gjithmonë mi lexonte mendimet foli
përsëri…


çdo gjë në këtë
planet lëviz, absolutisht çdo gjë lëviz… udhëton pa pushim.


Dhe jeta do
vazhdojë…
No comments:
Post a Comment