Saturday, March 1, 2008

Jetoj….

Jam jete,
ne piken e veses
...... qe rreshket nga maja e gjethes
...................... ne gojen e hapur
.............................. te fijes se barit te njome.
Ne shkulmin e eres
..... qe me perkedhel veshin
.............. e fryme nga fryma ime i jap
............................. per ta nisur tek ty.
Jam jete,
ne te gjithe ata qe me duan
......................... dhe ketu i kam
dhe ne te gjithe ata qe me kane dashur
........................... dhe kane ikur prej meje.
Jam jete,
ne qelizat e trurit tend
......... sa here qe te shfaqem para syve...
dhe ne damaret e tu
............ sa here qe zemra me vrull te rreh.
Jetoj......
ne te gjitha jetet e mija
..... mbledhur dhe shtresezuar si perla
........... ne guacken e trishtimit tim.

3 comments:

belle_fleur said...

Jetoj......
ne te gjitha jetet e mija
..... mbledhur dhe shtresezuar si perla
........... ne guacken e trishtimit tim

Me kete e ke permbledhur te gjithen....shume e bukur Izabel!

Happy weekend!

p.s. say hello to u know whom:))

Anonymous said...

Jetoj!!!


meravigliosa!!!!

Kamomila said...

bella, capiten,....
Flm qe me ndiqni...
:)