Saturday, October 31, 2009

Shpirt vjeshtarak

Ky shtrat i tharë
mbushet herë pas here,
por brigjet rrjedhën nuk e mbajnë
dhe valët udhët marrin të habitura...
Të rrjedhurat !

Në bark të fushës
manaferrat fryrë
lëng vishnjeje mbushur, në shpërthim.
Të çmendurat !

Të trembura mëllenjat
nga siluetë e dimrit
kthetrat shtrëngojnë
në lotët e tharë të shelgut...
Të varurat !

Lule-kaçet e vjetçme
në rrënjë lëngëzojnë
dhe s’dinë në verë
do mbijnë më a s’do mbijnë…
Të vrarat!

6 comments:

Parathenie said...

Me pelqen stili yt i te shkruarit...

Kamomila said...

Faleminderit Parathenie,

Mireseerdhe ne blog time. :)

Anonymous said...

Të lexoj dhe kënaqem ! E ç'dua më shumë nga një talent ?- them, dhe pres, deri sa të vijnë të "rejat".
Urime 2010-t;n !

Kamomila said...

Gezuar Anonymous. Faleminderit per komentin dhe viziten ne blog.

xhenius said...

sa larg me çove me keto vargje...atehere natyra dhe ç'do gje na dukej me e bukur,me e larmishme...

have you a good year!

Kamomila said...

xheni,

Faleminderit e dashur, dhe nje vit te gezuar edhe ty, si dhe gjithe lexuesve te ketij blog-u.