Friday, February 1, 2008

Ballade per Gjyshen...

Floket t'i krihja dhe endrrat e thinjura t'i beja gershet...
bishtaleca te imet qe holloheshin dhe holloheshin perdite...
veshtrimin ta prekja; ate kureshtarin... nen sy...
ndersa thonjte e plakur t'i lemoja dhe nyjet nga artriti fryre...
e perseri veshtrimi yt i heshtur e i ngrire
mbi kete bote qe tashme rrotullohej me shpejte se ti...
E kishe mbyllur dhimbjen tende ne kuti te kraharorit,
ne rrenjet e nje trendafili kuti e varosur...
Ne gishta me mbeste lekura e jote e holle dhe e bardhe
kujtim i fundit i eshtrave qe brenda teje treteshin aq persosur...
si nje feshferime qe eres ne ikje ia kishe marre.


Por ti kishe dhe rrathet e kalter te ngrohte
qe gjithe kohes me derdheshin dhe me rrethonin
ato vale qe me shume se cdo gje me mungojne
ne kete bote te eger dhe te ftohte...
Mbi dhimbjen e zeze te fustanit tend thermuar
ne te bardhat pika te shpreses isha une
me duart e njoma pas teje kacavjerre
bujarisht strehuar ne te grijtat guvat e tua
.................................................. ...............
Tani kaq shume u mungon drita jote e kalter, nana,
llastareve bardhe e zi qe pasi ike...i le te rriten ne mua

2 comments:

Anonymous said...

Morella, eshte shqiperimi me perfekt i bere prej teje, ndersa kjo, eshte poezia jote me e bukur.
Poezi te tilla vetem nje here vijne...
Eshte si nje loje marramendjeje nga "KRIJUESI" tek poeti/poetja.
Je e bekuar qe je e perzgjedhur.
Paç fat dhe Muzë pa fund!

Kamomila said...

Te falenderoj pa mase...