( nga cikli “mrekullia e gjërave të thjeshta”)
Zemra ime,
kërkon tënden,
(…dhe kjo
aspak në mënyrë figurative.)
Sa herë që
ti baret udhëzave të trurit tim
ajo arratiset
buzë lumejve
dhe nis një
valle të çmendur cigane
nën zhurmen
e rrjedhës
dhe një
cicërime të marrë.
Vendi i
mbetur bosh… dhemb!
Janë
gjithmonë dy lumej të kuq
që burojnë
nga dielli
dhe rrjedhin
në kahe të kundërta
të vetmit që
nuk derdhen në det
por shuajnë
etjen e tokës së zhuritur.
Është
gjithmonë një cicërimë aritmike
që mat kohën
e të gjallëve
tinguj herë të
brishtë e herë therrës
përplasen
mbi dallgët e rrjedhës.
Zemra ime
kërkon tënden
( dhe kjo
nuk është metaforë)
Do të
provojë
vallzimin e
çmendur buzë lumejve,
…në çift.
©M.P.