Sunday, February 10, 2008

Trazirë

E zezë ndrit reja, qiellin nxin,
rrëshket nxitimthi mbi pyll të virgjër,
diell nuk ka, fletëzat janë mbledhur,
zbuluar ka mbetur gjoks' i shkëmbit...
Degët e thyera, bari i shkelur
njomësia nga këmbët...e fëlliqur...
oh, ç'shkatërrim, ç'shëmti, ç'tmerr...
Mbyll sytë,
anash rrëshket ngadalë pa parë,
por ja aty...mbi gropë të shqyer...
loti i shelgut pikon ngadalë...

1 comment:

Anonymous said...

"zbuluar ka ngelur gjoksi i shkembit..."

shpirtmadhe fjala,nuk te duket???
me pelqeu shume ky varg.Po shume ama!!!