Sunday, February 10, 2008

Deja-vu

Mos valle bashkë kemi qënë
në luginën e thellë të heshtjes?
Ulërimat e heshtura dridhnin ajrin në të...
Gjysëm diell e gjysëm hënë ishte atje...
Ti pritat e frikës i ngrije
në labirinthet e ëndrrave të mia...
Makthet kapërceja e kapërceja
veshur me gjysmën e diellit qe ndriste...
Ti fshiheshe e fshiheshe
në të errtën gjysëm të hënës...
Përtueshëm veten e ruaje
nga fundi tragjik i ëndrrës.

7 comments:

Rocky Girl said...

të lumtë doçka kamomila. e shijova deja vu'-në.

Kamomila said...

flm 103 whispers...

Anonymous said...

izabela,do me duhet te te terheq veshi...
shume shpesh e aggiornon blogun...
mos bej kaq shpesh postime,sepse nje lexues i mire ta interpreton si deshire per te degjuar vec fjale te mira...lere te shkretin te prepije si duhet cdo poezi apo tregim.

me respekt e dashuri magjari ateist

Kamomila said...

magjari ateist ( se keshtu ke qef ti te te therrasin),
Ke te drejte, pra do e ngadalesoj vrullin ( lol ). Por nga ana tjeter dua te te them qe une kam nevoje per FJALE. Jo fjale te mira, jo fjale te keqia, por fjale te verteta dhe te sinqerta... :)
Te falenderoj qe me viziton ketu... dhe qe me le shenimet e tua.

eni said...

shume e kendshme kjo Kamomila!

Kamomila said...

Faleminderit Eni....

Mirese-erdhe. :)

A.Priori said...

bukur Izabel.