Në qoshe të oxhakut lodhja këmbëkryq
tespijet e ditëve numëron në duar
vitet e drunjtë flakërojne në vatër,
përqeshin dëborën me gjuhëzat…
Kupolës së pagojë të tavanit
shtëllungat e mendimeve venë e vinë,
copëra vargjesh që nuk u shkruan kurrë
në çengelë hijesh varur rrinë në mur…
Gishtrinjtë mjeshtërore vizatojnë ngadalë
pjesë të gdhëndura, udhëza të së nesërmes...
Si push’i luleve të plepit në pranverë
që zenë vënd në të syrit kënd.
Lëkura s’më rri mirë, a s’më bën
ndjehem ngushtë brënda vetes time
mbërthyer në këte burg të mishtë
që vrimat e skeletit mbyll puthisur…
Po s’di nga fryn një puhizë e ngrohtë
dhe gjuhëzat e zjarrit i mban ndezur
mbi supet e lëmuara kësaj nate bien
flokë dëbore me lule plepi mpleksur…