Saturday, February 27, 2010

Leter

L.B.


Ka ditë që më rri pezull mbi kokë,
re e bardhë e varur para meje,
mbushje e gjelbër mëngjesi,
qumësht i ngrohtë me pak sheqer…
Nuk di çfarë je, edhe pse mirë e di që je ti.


Ashtu siç nuk të njihja atëherë
të njoh tani, kaq vonë kaq larg
dhe kuptoj me një shqisë të gjashtë
që edhe ti më kërkon....


Përpiqem të të kap…
të të gjej ketu,
por kjo dëborë e çmendur jashtë dritares
nuk ka pikë lidhje me ditët e ngrohta
kur shtrirë në të njëtin divan
një nga këmbët një nga koka
lexonim poezi...
me zhukatjen e gjinkallës ne sfond...


I vakët ajri
i largët,
i paemër,
spërdridhej spiral si krahë fluturash
që na qëndronin nepër këmbët e zhveshura
dhe ne i përzinim me tinguj kukurisjesh.


Të të gjej apo të të le... ?
Apo të vazhdojmë të rrëshkasim pa u prekur
për të mos humbur vibrimet
dhe vrarë magjine e së kaluarës
në këtë botë që zvogëlohet ditë për ditë?

10 comments:

Anonymous said...

Te lexoj prej vitesh, kamomile :)

Poezite e tua jane si prekje, te buta dhe te ngrohta. Ndjehen mbi lekure dhe shpesh edhe nen te.
Nese do e perkufizoja me nje fjali te vetme stilin tend te te berit poezi ajo do ishte: stili yt i jep lekures vendin e merituar perkrah mendjes dhe zemres ne hierarkine e ndjesive shpesh te harruara njerezore.

akull said...

kamomilë e dashur,
nuk hezitoj asnjëherë të të lexoj dhe nuk zhgënjehem asnjëherë nga butësia dhe zhdërvjelltësia që gjej.
të falemnderit!
përshëndetje
a.

akull said...

sapo e pashë që inicialet lart s'janë të tuat... po s'di pse më ngjau me të tuat...

xhenius said...

nuk e di a lexova apo me lexove?!

ketu qendron mjeshteria.

shpjegimet matematikore nuk i perkasin zemres,ajo vetem ndjen!

bukur!ciao!

Kamomila said...

Anonymous, akull dhe xheni,
JU falenderoj per leximin dhe qe nuk pertoni te lini shenime ne blog-un tim.

Akull, inicialet nuk jane te mijat por te personit qe i "dergohet" letra. :)

Por per mendimin tim cfaredo lloj interpretimi i poezise nga lexuesi eshte i drejte, per sa kohe qe poezia e ben lexuesin te interpretoje dhe nuk e le te kaloje i ftohte.

Ju pershendes.

Anonymous said...

Pershendetje Kamomila,

Kjo eshte poezia jote e pare qe lexoj.

U derdh si nje qumesht balsamik deri ne zemer.

Faleminderit,

olsib

Kamomila said...

Te falenderoj une ty, Olsib, per viziten ne blog dhe shenimin.

ARTI NE KOHERAT E KOLERES said...

"...Ashtu siç nuk të njihja atëherë
të njoh tani, kaq vonë kaq larg..."

poezia jote me vuri disi ne mendime, dhe vargu i mesiperm gjithashtu. kam frike se gjithnje me kalimin e kohes, ngjarjet e se shkuares (akoma edhe me te veshtirat), embelsohen ne kujtese, idealizohen e zbukurohen, duke humbur keshtu sensin tokesor e duke veshur aureola mistike.

ajo c'ka mbajme mend nga faktet e se shkuares, nuk jane vete ato, por ajo c'ka ne kemi nevoje te kujtojme.
krijesat qe ne takuam ne jete, kam frike se jane teresisht te ndryshme nga shembelltyrat e tyre te cilat ne mbartim brenda nesh, dhe ekuilibret ndermjet tyre, besoj se jane teresisht ne disfavor te te parave.

kete ndoshta nenkuptonte edhe John Galsworthy kur thote:

"idhujt e se djeshmes jane gjithnje me reale se faktet e se tashmes".

si gjithnje ndjeshmeria e shprehjes tende poetike, eshte e admirueshme...

toni

Kamomila said...

Shume e vertete sa ke thene me siper Toni.
E vizitoj shpesh faqen tende dhe gjej plot gjera interesante ne te.

p.s. "Lulet e Molles" e Golsworthy-t eshte nder librat e mi te preferuar.

Anonymous said...

Ti prek e prekja jote shiton.
Unkle.