Saturday, January 26, 2008

Më Mungon...

Më mungon
ashtu ngadalë ëmbël-hidhur,
si çaji i pa pirë
në cep të tavolinës lënë
që pret të shuajë zhurmshëm
etjen e subkoshiencës...
Ashtu si kthimi i pavullnetshëm
i gjetheve drejt dritës
më mungon...
dhe dhëmb spërdredhja e mundimshme e kërcejve…
Më mungon tamam
si një lodër e vogël e bardhë, e pellushtë
fëmijës ende të pagojë
që as duart s’mund të zgjasë për ta marrë…
Dhe ndërsa lëng i pjekur zë pikon,
lëkurën lyej poret për të zënë.

No comments: