Saturday, March 5, 2011

Me erën

Mos i ndiz qirinjtë dhe petëla mbi shtrat mos hidh…
shaluar në ulërimë të erës do vijë ajo
e ngjitur pas teje në shtratin tënd do rrëshqasë …

-Eja të bëjmë sex – do i pëshpëritësh.
-Pse për këtë kam ardhur?- do të thotë rënkuar….
- Po për çfarë m’u fute në shtrat?-
- Për të ëndërruar-

Shpinën të kthen…
pas teje ngjishet fort …
kujtohet pastaj që ti je vdektar
dhe lëkurën të fal ashtu e pagojë
qirinjve të fikur iu fryn .. .
petëlat të gjitha i gëlltit…
vë kokën në gropëz të jastëkut
që ëndrrën të vazhdojë…
fërshëllimë e erës lëpin kornizën e dritares

1 comment:

Anonymous said...

intersante, e guximshme per stilin tend te shkruarit...!
mos je bere pak dembele?!