Saturday, January 26, 2008

Humbje ngadhnjimtare

Sot,
kam vendosur të bëj paqe
me ty, i urrejturi im...
Dua të të fal për fjalët
balona te stërmundimshme
që erërat e delirit i mbajnë në ajër.
Dua të të fal për puplat
me ngjyrat e ndezura
nga fryma e turmës valëvitur,
edhe pse ndonjëherë më shpojnë sytë.
Dua të të fal për ulërimat
çekanë ritmikë të timpaneve...
Dua të ta dhuroj unin tim
këmbë e duar zinxhir lidhur
zvarrë tërhequr nga protesta.
Sot,
meqë nuk mundem dot të të vras
kam vendosur të të vesh
ty,
delir i madhështise.

2 comments:

Anonymous said...

humbje ngadhnjimtare.keshtu ne rremuje e siper si po lexoj poezite po te le keto komente ,por gjithesesi eshte nje kenaqesi te te lexoj...
kjo poezi eshte "e madhe".me pelqeu jashtezakonisht shume.ka nje perplasje qe e ngre lart!

Anonymous said...

Faleminderit kapiteni,

Me duket se e rregullova pak ate verejtjen qe me kishe bere per komentet. Nuk ia kam marre doren mire akoma blog, sapo e kam hapur. :)