Thursday, July 8, 2010

Kthim pas

Shtëpia nga dolëm përdore të dy,
është prapë aty, në murin suva-ashpër
përballë shtratit ku akoma fle fëmijëria ime.

E para ishte drita atëherë…
Dritë e syrit të një fëmije,
krijonte mbi suvanë e murit
shtepi, qytete, zogj, banorë,
ujra, qiej, dashuri ...


Kështu nga një vështrim
jemi krijuar edhe ne...
Piktura në pëlhurën e qiellit
që kanë humbur rrugën për në shtëpi…
...sepse e lëmuar është tani suvaja
dhe (për)dora jote mungon.

1 comment:

Anonymous said...

Shpesh ti te le pafjale!

jane shume te bukura vargjet , me pelqeu pamase , me dhe emocion te vecante , flm e dashur!

perq...!