Saturday, January 26, 2008

Gruaja Zambak

Këmbëzbathur shëtit me kërcejte e hollë
mbi rërën e lagur të bregut
lëpirë nga valët gjuhëshkumbë...
Suprinën drithëro me flokët e shelgëta
nga thithkat le të rrjedhë e bardha dritë lumë
Në ninëzat e tua seksin gëlltit...
Krahët e kulpërta rreth trupit tënd mbështill
Dhe ujrat le t’i puthin gjymtyrët e poshtme...
Të kaltërta dridhje që liqeni pëshpërit
me prekje lëkure i ndiz
Tendosu nën zhurmën e gjelber në breg
dhe po brënda ninëzave
vdis.

1 comment:

Anonymous said...

"Të kaltërta dridhje që liqeni pëshpërit" mbreselenes ky varg.

deh nje keshille beji nje impostim blogut dhe hiq keto kodet qe duhet te mbushim per te lene nje koment,eshte humbje kohe...