-
2 –
-
çfarë mendove? – e pyes sapo afrohem . Asnjëherë
nuk mundem ta kap në befasi. Fryma e saj rrethon krejt vëndin dhe unë ndjehem
si një merimange e vogël mbështjellë nga pezhishka e saj. Ka ca kohë që nuk i
kam më frikë merimangat, madje as nuk i vras më. Nuk janë agresive dhe në prëgjithësi
nuk sulmojnë. Kur i gjej nëpër shtëpi i kap me kartpicetë dhe i hedh nga
ballkoni. Le të shkojnë në fatin e tyre. Shtëpia ime është banesa ime të cilën
unë nuk dua ta ndaj me to.
-
Shhhhhhhtttt – më pëshpërit me zërin
e sheshtë dhe krejtësisht të pazakontë…. Shiko atje tej.

-
E di që ti je mu në mes të qytetit? – e
pyes- e di që vetëm disa metro më tutje
rrugët gëlojnë nga makinat, gradaçelat, dhe teknologjia bashëkohore sundon çdo
cm katror të këtij vendi.
-
Nuk dua t’ia di- më përgjigjet e qetë –
Preokupimi im është moti dhe stuhia që po e pres me padurim.

-
Më
mahnite – i them. Nuk kam asgjë të këtij lloji për të të treguar sot.

Fëmija hedh biskotat në lagunë. Peshqit grumbullohen në
grupe të vegjël si të çmendur pas biskotave. Rosat i ndjekin. Dhe ja… ja ku
vjen ngadalë zogu me pendë të kaltra. Afrohet tepër i kujdesshëm dhe ngul
sqepin në ujë për të kapur peshqit e kuq të hutuar pas ushqimit. Gjah i
kollajshëm sonte. Një darkë e mire e bollshme këtë natë vere. Ia ngjis emrin “Madhëria
e Tij”. Pastaj ai vazhdon shëtitjen
ndërsa unë iki.
-
Të kam një borxh – I them duke u larguar.
Ajo buzëqesh qetësisht… oh sa qetësisht me
fytyrën, flokët e gjelbërt dhe sytë e kaltër të palëvizshëm.
Ajo qëndron qetësisht aty me fytyrën nga qielli , pa asnjë
rrudhë veç me disa quka të vogla aty këtu. Unë e sodis nga sipër. Kallamishtet derdhen
drejt pa lëvizur si flokë të gjatë të gjelbër.
-Eh- psherëtij unë
-Eh- psherëtin ajo me një zë që asnjë kordë e grykës njerëzore nuk mund ta artikulojë. Ka një lloj dorëzimi në zërin e saj...lëngim i lehtë i njëtrajtshëm... ligatine. Por ka gjithashtu aromë të freskët për çudi...aspak erë algash të kalbura që dekompozohen. Flokët i rrethojnë fytyrën më të gjalla dhe më të gëzuara se kurrë.
- Fol- më thotë – po të dëgjoj. A nuk është kjo dëshira
jote e momentit? Të flasësh… të të dëgjojnë?
Më thuaj…çfarë mendove? – vazhdon më pyet.
– Po përsias mbi dashuritë – i përgjigjem. – Para disa ditësh dëgjova një debat mbi vjetërimin dhe konsumimin e dashurive dhe pastaj hidhen si rroba të vjetra dhe zëvendësohen nga rroba të reja.
– Po përsias mbi dashuritë – i përgjigjem. – Para disa ditësh dëgjova një debat mbi vjetërimin dhe konsumimin e dashurive dhe pastaj hidhen si rroba të vjetra dhe zëvendësohen nga rroba të reja.
- çfarë më thua- pyet ajo- asgjë nuk
kuptova. Përse iu duhen rrobat në fund të fundit. Ja nuk e sheh? Asgjë nuk vesh
rroba në natyrë. Jam e sigurt që nëse ajo që më the më sipër është diçka
shqetësuese e keqja fillon tek veshja… tek rrobat.
- Po ti çfare mendove ? – e pyes
- eh, çtë them… Po ma marr frymën kjo vape. Jam zvogëluar
dhe jam bërë sa një grusht. Po më ikën jeta. Janë pakësuar shumë peshqit e kuq
dhe nuk kam me çfarë t’i ushqej flokët e mija.
- Dukesh e qetë – i them.
- Kam dhe unë ditët e mija të mira dhe ditët e mija të
vrenjtura – ma kthen- jam pasqyrim i qiellit.
- Atëherë po vi të të shoh në një ditë me stuhi
- Mendon që shiu bën pjesë në ditët e mija të këqia? Je
gabim…Stuhitë janë orgazmat e mija. Unë ngopem në shi, kënaqem, laj floket dhe
ndriçoj pas shiut.
Pastaj ajo shkund flokët e kallamishtëta me krenari.
Eshtë vone. Dielli po perëndon dhe unë duhet të iki.
- Eja përsëri- më thotë… dhe unë i premtoj…
©M.P.
No comments:
Post a Comment