I zhurmshëm
ky mëngjes në oborrin tim
një nga një,
gjeth pas gjethi
lastar pas
lastari, degë pas dege
pema këputej
përdhe.
Me kuisjen e
dhimbëshme pas çdo prerje
përzieje një
ofshamë triumfi
pa dashur të
kuptosh asfare
që ti ishe
degët
dhe unë trungu
i rradhës,
që ti po
prisje.
©M.P.
No comments:
Post a Comment