Gerard Manley Hopkins
Si ta ruash- a ka diku ndonjë diçka, ndonjë asgjë të tillë diçka të panjohur askund, shirit
apo furqetë a gërshet a shtrëngese , gjalm, shul a
mbërtheckë a kyc mbyllur
ta mbajë të bukurën, ta ruajë, të bukurën, bukurën, bukurën…
nga venitja, shkuarja tej?
Oh a ka ndonjë mos
rrudhosje të këtyre rrudhave, rreshtit
të rrudhave të thelluara
në thellësi? Asnjë ndalese e këtyre lajmëtareve më të zymtë,
lajmëtarëve të ngrirë,
lajmëtarëve të trishtuar dhe vjedharakë të gri-së?
Jo s’ka asnjë, s’ka asnjë, oh jo s’ka asnjë
As që ke për të pasur ndonjëherë këtë pamje që tani ke, të mirë mund ta quajmë.
Le të bësh ç’ka mund të bësh, çfarë, të bësh ç’ka të mundesh
por urtësia do të zhduket e para:
Fillo, përsa kohë që jo, s’ka asgjë që mund të bëhet
për ta mbajtur sa më larg
plakjen dhe flokët e bardhë djallëzorë të moshës
rrudhosje dhe rrudha, lëkura që varen, vdesin, më e keqja e
vetë vdekjes, lëkura të bëra shuk,
varre dhe vemje, rrënim dhe kalbëzim.
Pra fillo, fillo ta humbësh shpresën
nuk gjëndet asnjë, jo, jo , jo, asgjë nuk gjëndet
fillo humbit shpresën, humbit shpresën
Humbe, humbe, humbe, humbe.
Shqiperoi M.P.
Shenim: Jam krejtësisht e ndërgjegjëshme që shqipërimi im
nuk e nderon sa duhet “The leaden echo” te Hopkins,( e cila duhet dëgjuar dhe jo vetëm lexuar), por në emër të dashurisë pa kushte
dhe mahnitjes time nga muzikaliteti ritmika dhe forca e fjalës në poemën në fjalë… jam e falur.
No comments:
Post a Comment