Loja mbaroi …
ne luajtëm…
derisa krahët na u këputën
veç vështrimi mbeti i gjallë
i ngulur
i valë...
sulmuam fort të dy dhe u tërhoqëm…
e mundëm njëri tjetrin
u mundëm
ti fshihje asin nën dorë
unë vijat e dorës të lexoja…
Nga yjet frynte një erë e marrë…
furtunë
të humbur ishim të dy
në labirinthet e një puzzle të
vështirë
përpara ti
e pastaj unë….
Në sa udhë dhe kryqe u ndalëm pa mbarim?
Ah, sa shumë mund!
Mban mend si t’u lodhën veshët nga kuisjet
e qenit të vogël nga i
zoti rrahur?
Që e rrihte pse ulërinte dhe
ai qante…
dhimbja
rrahja
kush lindi e para vallë
në qarkun e mbyllur të
pafund…?
Me sa letra luajtëm? Me sa
vetë?
Sa hynë? Sa dolën? Sa u
zbritën? Sa u mblodhën?
Sa herë shtigjeve të
labirintheve u kryqëzuam?
Sa herë u përplasëm… puthëm..
dashuruam..?
Sa herë u tërhoqëm si dy
magnete të marrë?
Sa herë nga shkëndijat e
përplasjes u ndez zjarr?
Dhe u përshkrumbëm dhe vetë
..
përzhitje vet’ i tretë…. i
katërt…i dhjetë...
Sa herë u betove…
për hënën që formën ndërron
çdo natë...
sa herë me Janus të ngatërrova
kur ktheheshe nga të tjera dallgë...
“është veç lojë,
shpirti im”
përpiqeshe të më qetësoje...?
Sa herë me frikë të shtyva
largova
refuzova
në netët kur shpirti të ndizej në magji
i hutuar ti humbe
u dorëzove
pastaj u martove me një
shtrigë ngjyrë gri
( se në lojë gjithmonë ka një
shtrigë që ne pritje rri)...
Si të kërkova më pas
dhe me frymë të mbështolla
e të ngroha për netë me
rradhë
në udhët e
kryqeve
ku erë e thatë kish
bërë kërdinë?
..........................................................
në pyje shpirtrash
eshtrat e shpirtit bluajta
me hirin shënova udhën e
kthimit
dhe të fitova përsëri….
Por ishte veç një lojë
që nuk mund të mos e luanim
si një lojë shahu
cfilitëse
e gjatë
të ndryshëm ishim kur fitonim...
në humbje gjithnjë të barabartë...
Tani të lodhur,
në karrike metalike ulur
skeletet e zhveshur
vështrohen me kërshëri
dhe sytë “flasin” nga zgavrrat boshe
“si thua…
do vish të luajmë përsëri?”
1 comment:
me pelqeu
Post a Comment