Eja të shohim liqenin 
të shkrijmë çfarë ngriu 
ky vit i gjatë
i mbrapshtë 
i lodhshëm 
me një stinë të njëtrajtëshme
me të njëjtin emër të katër herët,
me një diell si sëmundje e butë…
apo amebë e madhe që i hëngri gjithë dashuritë…
Patat e egra nuk shtegetuan
janë përsëri aty në mes 
ku i lamë vjet, 
të gjalla
të pakallura 
si ky vit i egër i sivjetshëm …
Por liqeni merr frymë  dhe na pret
si përherë
i zbutur është bregu i shtruar i
gjelbër
kallamishtet do na njohim sapo të na shohin 
gushkuqët do na këndojnë një këngë të hidhur
për një zog të vogël që sapo ra nga foleja… 
pastaj do ecim përdore në udhishtë 
duke kërkuar nëse gjurmët që mbollëm vjet
kanë mbirë…
për të shënuar një vit me një stinë të re…
No comments:
Post a Comment