Tuesday, February 19, 2013

E errët

Bën vapë  dhe dielli djeg në zheg
mbi qetësinë  lëkurë e tokës 
psherëtin...

E drejtë  është  rruga,
udhëkryqe më  nuk ka
ankthi i mbërritjes shuhet ngadalë
drejt mbretërisë së asgjësë
trokon një kalë  i zi
frerët hargalisur në duart e prera
dhe pluhur …
oh sa pluhur horizontin zbeh
i palodhur kali mes pluhurit kalëron
një qiparis zgjat trupin lart...
në  majë  të  tij  jeshilojnë
të  sapoçelurit sythe të  rinj… 

Këto buzë  të gjelbërta do të  na hanë,
ky syth i gjelbërt do të na perpijë
do na përtypë qetësisht…
të parët sytë…

Dhe ti i denduri pluhur gri
kur çdo gjë të kesh mbuluar
lëre  jashtë vetëm dorën
që mundësi të ketë
ta kthejë  përmbys  orën e rërës…

No comments: