Saturday, November 24, 2012

Më shkruaj një letër



Përditë takohemi …shkëmbehemi…
shtigjeve dinake të teknologjisë...
përshëndetemi... buzëqeshim...
shakatojmë…grindemi...
mërzitemi... dashurojmë

Përditë më sheh …
të shoh si tutje vrapon...
dy ashkëla në rrjedha të kundërta,
dy brigje të të njëjtit lumë -turmë
bashkuar nga degët e shelgjeve si urë...

Përditë e më shumë për ty kam mall
si për një zeje të harruar 
punuar me dorë
më shkruaj një letër të kuptoj që je gjallë,
ma shkruaj me penë të kuptoj që jeton…

2 comments:

Anonymous said...

Nje poezi tipike e jotja. E bute, e brishte, fine dhe e mbushur me nje dashuri qe nuk duket, por ndjehet...

Anonymous said...

Nuk do ti hiqja asnje fjale nga ato cka parafolesi ka shprehur ...!