Friday, March 28, 2008

(NDËR)THURRJE

Unë i thurr fjalët e mia
me gishta
Nyje i bëj …. i shtrëngoj fort
“Ështe bluzë e Uliksit” , të them
" Ç’Uliks ? ", më pyet ti,
" Unë jam këtu pranë teje
kam qenë këtu gjithmonë... "
" Atij të legjendës ", mërmëris
" Legjendat janë statuja
të drunjta " ,më thua ti
"rriten të qeta buzë Lethës...
Ka nga ato me mijëra
me rrënjët në ujrat e fjetura
si fjalët që ti bën nyje..."

Dhe perin që unë thurr
e merr...
e me të gëzhojën mbush…
prapë zhytesh qetësisht në Lethë
më thellë nga krahët e mi…
Pasi m’i trondit ujrat
rrjedhën përshpejton
edhe pse vështrimi yt
s’i kap dot të dy brigjet e mia....

* Lethe (Harresa)- sipas mitologjise greke dege e lumit te Hadit (Vdekjes)

6 comments:

Anonymous said...

IZ...edhe une u lava ne kete oezi....jo si ne lumin e harreses por ne kenaqesine e te lexuarit.

wow

Anonymous said...

shume bukur, Izabel!
(dare to explore and go against the grain), sic ke bere me kete poezi dhe me ate prozen e shkurter para kesaj - s`po e them si aksiome-keshille, por me shume si dicka qe duhet ta bej edhe vete...
Pershendetje!

Kamomila said...

@Kapiten....
Ti nuk perton kurre te vizitosh kete qoshen time dhe te shkruash pershtypjet e tua :)
Te falenderoj...
@losttex, mireseerdhe...
Sigurisht qe edhe si keshille po te ma kishe thene do e mireprisja :)
Te pershendes...

Toni Milaqi said...

nje poezi tejet erotike.
imazhe- mbushur pjeseza(strofa) e dyte; te cartura dhe te ndjera njeheri!

Dhimitraq Papando said...

Une mendoj qe nuk eshte surealizem Toni por realizem qe ndoshta hyn tek "realizmi magjik".
Gjuha duket e thjeshte dhe e rrjedhshme edhe pse ka shkeputje ne fjalite e shkurtra. Une nuk mendoj qe jane difekte, por arritje keto fjali dhe jane pikerisht ato qe i japin efektin shkrimit.
Autorja ben fjale per fjali te gjata per te shprehur mendimin "sic na thoshte mesuesja" etj etj. Ky element eshte futur me efekt, te pakten mua keshtu me shkon mendja. Urime per keto pjese te ndertuara me kaq art.
Dim

Dhimitraq Papando said...

Edhe nje tjeter element i artit