Friday, February 29, 2008

Interviste dhene ekskluzivisht Akullnajes ;)

Përkthimi dhe përshtatja e pyetjeve: akvll-naja, dora vetë. Bofshi qejf!

  1. Cingarosesh ? – As cingarosem... as cingarisem..
  2. Ke puthur njeri dy javët e fundit ? – gjithato njerez...
  3. Kush qe personi i fundit që të erdh për vizitë? – shume persona bashke per vit te ri.
  4. Të ka marrë malli për njeri? – per shume njerez
  5. Me kë do të luftosh? – me ate qe "luftoj" gjithmone
  6. Të pëlqen njeri? – per fatin tim te keq... po
  7. Kënga që po dëgjon? – po degjoj nje la la laa laaaa ne qoshin tjeter te zyres, por eshte shume i ulet zeri dhe nuk e shquaj dot.
  8. Ç’do bësh nesër? – te njejtat gjera te perditeshme
  9. Ke parë tofu? – as kam pare dhe as kam ne plan te shoh
  10. Ke ngrënë ndonjëherë? – saqe nuk e kam pare si do e kem ngrene? Nuk ha asnjehere me sy mbyllur...
  11. Do të kthehesh në shkollë të mesme? – mezi pres qe te kthehem
  12. E ke parë filmin e Britnit? – ehe e kam pare. TV ndezur, une hyr e dil neper shtepi, ndalova nja dy here para ekranit dhe... "moj, Britni eshte kjo apo me bejne syte mua? " mos me pyet per cfare ben fjale se nuk e di.
  13. Ç’bëre dje?- te njejtat gjera te perditeshme
  14. Me kë vozite herën e fundit ? -Une vozis ne vasken e shtepise time
  15. Je e lodhur?- si pas gjashte ore ndejtje ne karrike dhe berje blah blah me shoqet e zyres
  16. Me kë ishe sot? – me ate qe rri perdite.
  17. Ku e ke mëmën? – Sa pyetje e pashpirt.... po ata qe nuk e kane? Po une e kam e kam... e kam larg...me ka marre malli shume.
  18. Ç’ngjyrë i ke çorapet? – te bardha i kam kesaj rradhe, nen cizme kafe dhe kembet nen corape i kam te ftohte, bie bore.
  19. Ç’ngjyrë e ke bluzën? – Lejla nga siper roze nga poshte.
  20. Cili është vëndi më i bukur ku ke qenë? – i perrallave.
  21. A mendon se Barbi është një model negativ për vajzat e vogla? – jo... kam pasur rastin ca here ti vesh dhe ti bej floket gershet dhe nuk jam semurur asnjehere.
  22. Sa kohë të duhet për t’u bërë gati për të dalë? – 20-30 min vrap marrje fryme dhe stres.
  23. Ka anije familja jote? – Kam kam... nje gondole Veneciane...men je varketar dhe me muzike po ta kurdisesh... e mbaj mbi tavoline.
  24. E ke puthur ndonjëherë macen tënde?- une jo, por ajo me ka puthur kushedi sa here
  25. Ku ishe më 11.09? – tek e njejta karrike qe jam tani
  26. Përshkruaj kompjuterin ku je duke punuar. - Komp i zyres. Dell. Model i ri. Nuk marr shume vesh nga komp se jashtemi, biles jam perpjekur qe ti urrej, por nuk ia kam dale dot.
  27. Ke dalë ndonjëherë nga USA? – kam hyre e kam dale.
  28. SMS-i fundit që more? – "kam ndrruar nr e cel. Nr i ri eshte........."
  29. Të ka rënë ndonjëherë në kokë për ndonjë mësues? – ne koke jo, ne endrra po, me shume se njehere.
  30. A thua ndonjë dëshirë në 11:11? – cfare 11:11? e dites apo e nates? Po te jete e nates, edhe ndodh qe them.
  31. Lente apo syze? – sycka
  32. Pushimet e ardhshme? – nuk i them se do thoni qe po shes mend :P
  33. I bie ndonjë vegle? -Fyellit
  34. Ke ndonjë vëth gjëkundi? – po te them qe kam, duhet te them dhe vendin? Jo jo, ne fakt nuk kam.
  35. Personi i fundit që përqafove? – nje te panjohur, kliente qe i bera nje sherbim dhe i kurseva nja $1000 me perqafoi dy here rradhzi dhe sa nuk me mori frymen.
  36. Ç’bëre 24 orët e fundit? – vajtje arrdhje, arrdhje vajtje.
  37. Kush të ka nevrikosur sot? – ai qe me nevrikos perdite.
  38. A shkarkon muzikë? – e shkarkoj dhe ngarkoj.
  39. Ka kënduar njeri për ty? – recitimi quhet?
  40. A dashuron njeri? – me pyet nese marr fryme?
  41. Ke kërcyer ndonjëherë si kangur? – shume here. Jua rekomandoj. Eshte kenaqesi e papershkrueshme qe nuk merret me mend pa u provuar.
  42. Ke pasur ndonjë antfarm? – jo. Po te kisha pasur do e dija cfare ishte. Saqe nuk e di cfare eshte....
  43. Të duket se të duan njerëzia? – Per nje gje jam e sigurt, qe asnje nga ata qe dua nuk me urren.
  44. Ku është vendi më i çuditshëm ku ke fjetur? – permbi fijet e kashtes.

5 comments:

Anonymous said...

i beri detyrat dhe kamomila!!!

bravo bravo bravo!!!

akullnaja said...

Kamomila,
(se si m'vjen me t'thirrë me nofkë, kur ti e ke emrin te faqja ngjitur...)

Vë re se ju që keni zbuluar identitetin e vërtetë, nuk e lëshoni veten deri në fund e të na rrëfeni detaje pikante, por ne anonimët, ju kuptojmë, dhe vendosim të rrimë anonimë deri në pikë të fundit bash për këtë arsye. :D

Falemnderit që u bashkove me frenezinë humoristiko-vetëzbuluese blogosferike!

Se desh harrova notën. Për arsyen që thashë më lart, 9, por përgjigjia e 17s të çon në 10 me yll. :)

Fundjavë të këndshme!
A.

belle_fleur said...

Shi shi edhe Kamomila ne nje valle me blogistat, sa qejf!:)

Thjesht, paster, bukur, yll me xixa dhe flamur - zysh bella:))

Fundjave te kendshme!

ELAIS said...

"Per nje gje jam e sigurt, qe asnje nga ata qe dua nuk me urren. "
-Kjo qe pergjigja qe me pelqeu me shume.

Pershendetje!

Kamomila said...

gomari,

Kam qene nxenese e mire une. Detyrat kurre nuk i kam pas lene pa bere :)

Akvll.

Si i thone asaj fjales? Keq keshtu keq ashtu, keq mos kesh hic... :D ( lol ). Thx per vleresimin. Je zysh shume e mire.

Bella

I love dancing... :)

Elais.

Faleminderit, te pershendes edhe une...