Sunday, March 23, 2008

Buzeqeshja.....

Kembet te zhyteshin deri ne nocke, ne barin e fushes se golfit. Ca pata te egra, kullosni pak me tutje krej te qeta, pothuajse inekzistente.
- E di? Sot u grinda me bossin tim. Me nervozoi. Ajo bertiti dhe une bertita.....
- Dhe kush fitoi ne fund?
- Asnjeri nuk fitoi, u pajtuam. Nuk di pse jam kaq nervoze kohet e fundit. Nuk mbaj dot asgje. E di brenda meje qe duhet te permbahem por nuk mundem. Them te fundit ne fillim. Keshtu bej edhe me ty. Behem si mace ndonjehere me ty e? Po me bie shume shpejt inati dhe harroj dhe fal shume shpejt, e?
- mmmmmm-
Buzeqeshja ja ngriti cepat e syve perpjete. I shikoja profilin dhe buzeqeshja edhe une.
- Po nuk eshte se jam gjithmone keshtu e keqe, apo jo? Brenda meje nuk dua as te bej ashtu, por ja qe shperthej.....
Buzeqeshja fluturoi ne ajer pak me siper se kokat tona, ngrita duart ta kap.....
- ehe......
- Me thuaj praaaa......
- po
- si po? Ma thuaj me fjali te gjate, si na thoshte mesuesja ne klase te pare, qe ti shprehim mendimet me fjali te plota, jo vetem me nje po ose jo.
E kapa, e mora buzeqeshjen ne duar dhe e mbaja me kujdes...
- cfare te them me fjali te plote?
- Me thuaj a nuk bej ndonjehere si mace?
- po, ben ndonjehere si mace
Po luaja tani me buzeqeshjen. Sa e ngrohte, nuk e shtrengoja shume
- Po ti si me duron e?
Me shpetoi prap nga duart dhe flluturoi diku aty siper kokave tona.
- hmmm, epo jam njeri i durueshem une.........
Aroma e pemeve te sapocelura dhe gjelberimi i akoma i virgjer na mbeshtillte.

7 comments:

Anonymous said...

Deshire per te lexuar; ndalon qe sekondin e par qe shef, grafikisht sfondi i erret s'le leximin e shkrimit + Shkronjat kapitale heqin plotesisht intimitetin e shkrimit, duke e kthyer nen ndjesine e parrulles.

Me fal, se lexova.

ps,
Nuk i falet autores se te "verberit"
vemendje

Kamomila said...

anonymous

Me fal por nuk te kuptova. Blog eshte i hartuar ne sfond te bardhe, shkronjat jane te te po atij shkrimi qe ke perdorur ti per komentin.

Gjithsesi mos kerko falje qe nuk e ke lexuar, sepse nuk prish asnje pune. Faleminderit.

Vemendje said...

E lexova, tani, pa ate sfond te erret, por prap germat kapitale nuk te shqetesokerkan. Proza jote eshte variant i poezise tende. Eshte dicka e bukur ne shkrimet e tua, si ajo buzqeshja ne duart e personazhit me durim prej maceje qe folen gjen gjithnji ne vende rehatuese, edhe pse ndonji here mbi kokat e personazheve.

Toni Milaqi said...

pershendetje kamomila!

surrealizmi i kesaj pjese eshte teper interesant, dhe i kendshem. thjeshtesia ne forme e kesaj skice, me kujtoi paksa, thjeshtesine e tregimeve te Heminguejit.

urime!

Anonymous said...

Catchy!!! ky tregim ka vetem nje "une " te tepert ne nje fjali qe eshte perdorur dy here,si ne fillim si ne fund,gje qe s'eshte aspak shqetesuese.Po deshe e rregullon,o deshe jo,tregimi mbetet nje sfond i kendshem,nje nga bisedat me te perditshme mes dy njerezish qe njihen prej kohesh

Kamomila said...

Vemendje.. falminderit :)

Toni... Mireseerdhe....

Gomari... You'r right! I korigjova. Mirulexofshim... :)

Anonymous said...

gomari kaloi prap ktij shtegu!!!


pershendetje