Një erë më vjen e lehtë e lehtë
aromë e ngrohtë e bardhë e brydhët
në kopështin me mollë e mbyllur
si krimbi në frutin që nga jashtë
ndrin
përbrënda tulin ia ha, ia grin
me dhëmbët e butë në mishin e
bardhë
tunelet e vdekjes rrëmon ngadalë
“Po ti këtu pse je kthyer çfarë do?
Kaq kohë vdekur – tani çfarë kërkon?”
Trokitje në derë ngadalë fëshfërimë
gërryeje këmbëngulëse për të hapur
një vrimë… si syri të mprehtë …
një degë me lule molle lulëzuar
nga kopështi i tjetrit përmatanë
këputur e marrë… Trokitje trokitje
mbi drurin e tharë… që një ulli ka
qënë më parë
“Po ti këtu pse je kthyer çfarë do?
Kaq kohë vdekur – tani çfarë
kërkon?”
Zilepsur lakmia që mollën e bren
si pemë e komshiut që gozhën ia
ngul
një gozhdë … dy.. tre.. pesë..
shtatë…
rrjedh limfa mbi bar nga trungu i
ngratë
petalet e bardha i bëhen qefin
pemë “e mallkuar “ rrëzim… rënkim.
“Po ti këtu pse je kthyer çfarë do?
Kaq kohë vdekur – tani çfarë
kërkon?”
Mollë e artë, frut i praruar
si supi i Evës me diell i ngjyer
kush vallë gënjeu? Cili nga ata?
Adami Evën… apo Eva atë?
vallë gjarpëri ishte apo krimbi në
pemë?
apo vallë kush gënjeu, ishte molla vetë,
me lëngun e embël… me të ndritshmet
fletë?
“Po ti këtu pse je kthyer çfarë do?
Kaq kohë vdekur – tani çfarë kërkon?”
Gjarperi në mollë trungu me gozhdë
Rrënkim i mëkatit që kurrë nuk u
krye
dilema të jesh apo të mos jesh
mos dish çfarë të bësh dhe çfarë të
mos bësh
rrëzim i kryqëmbajtësit për faj të
pabërë
dënuar gjymtuar si druri i pemës
kështu do mbetet siç nuk mund të
ketë
as kryq pa mollë… as Krisht pa
goxhdë…
©M.P.
No comments:
Post a Comment