“Bukowskiane”
(If you’re going to try, go
all the way….)
S’ka rëndësi për kufomat që
anash rrugës lë
dhimbjen e korrur në fushat
dikur të përkora
shpirtin e humbur në
labirinthet e pendesës
gjakun e gjurmëve të këmbëve
të lodhura
nëse do të provosh… mos ndalo
gënje dhe mashtro shkil mbi
gjithçka
mbyti dashuritë me kordonin
umbikal
dhe anash rrugës tënde i lësho.
nëse i futesh një udhe kurrë
mos u ndal
ec, qoftë dhe i vetëm në rrugën
vendimtare
të gjithë ata që të deshën
apo të duan
shtyj- pshtyj -dhuno e kafsho.
nëse shkon drejt një qëllimi
mos e mendo kurrë kthimin
shkundu nga çdo rrënjë,
shpirtin ngurtësoje
vriti netët mëngjeset muzgun dhe vesën
ushqeje terrin me përpëlitjet
e agimit.
Nëse për udhë je nisur, një-drejtimsh
është kalimi
i vetmuar apo duke zvarriturr
kufomat nga pas
vetëm në fund të rrugëtimit
mbaje frymën
ku të pret fama, lavdia, pasuria,
çlirimi
nëse guxon të nisesh… në fund
shkoi qëllimit
edhe kur gërmimi tunelit, jetën të rrëmben
nga dy anë të kundërta që nuk
takohen kurrë
edhe kur “ drita në fund të
tij është një tren”
nëse vendos të shkosh “all
the way”
çdo lulëkuqe a margaritë me
thunder shifto
petalet gërryejua me ankth
“arrij nuk arrij..”
edhe në arrifsh në fund, përbindesh
apo “njeri”
No comments:
Post a Comment